Content uploaded by Alban Zeneli
Author content
All content in this area was uploaded by Alban Zeneli on Mar 23, 2022
Content may be subject to copyright.
Lufta në
Ukrainë:
Propaganda
dhe
dezinformimi
1
Lufta në Ukrainë: Propaganda dhe dezinformimi
Autorë: Shkelzen Osmani, Alban Zeneli
Lektore: Adelinë Selmani
Publikues: ADS/hibrid.info, Departamenti i Gazetarisë/Fakulteti i Filologjisë/Universiteti i
Prishtinës “Hasan Prishtina”
Prishtinë, mars 2022
© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga ADS/hibrid.info dhe Departamenti i Gazetarisë në
Universitet të Prishtinës. Të drejtat e pronës intelektuale mbrohen me Ligjin Nr. 04/L-065 për të
Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe me Ligjin Nr. 05/L-047 për Ndryshimin dhe
Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në sisteme elektronike apo të bartet,
në çfarëdo forme apo me çfarëdo mjeti, qoftë mekanik, me fotokopje, incizim apo në mënyra të
tjera, pa lejen paraprake me shkrim të botuesit
2
Përmbajtja
Përmbledhje ............................................................................................................................................ 4
Përmbajtja mediatike dezinformuese në Kosovë ..................................................................................... 5
Konteksti i lajmeve të publikuara për audiencën kosovare dhe shqipfolëse në përgjithësi .................... 6
Bota: Përmbajtja mediatike dezinformuese ............................................................................................. 7
Narrativat e falsifikuara ......................................................................................................................... 10
Metodologjia dhe të dhënat .................................................................................................................. 11
Rekomandimet ...................................................................................................................................... 12
Rekomandimet për redaksitë e lajmeve ............................................................................................. 12
Rekomandime për publikun ............................................................................................................... 13
3
Përmbledhje
Ky raport paraqet numrin, llojin dhe formatin
e lajmeve të rreme dhe të mënyrave të tjera të
dezinformimit, të trajtuara që nga periudha
kur ka nisur pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Ky raport i shkurtër është ideuar nga
platforma për kontroll të fakteve “hibrid.info”
dhe është realizuar në bashkëpunim me
Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e
Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Hartimi i raportit është i bazuar në të dhënat e
siguruara nga baza e të dhënave e trajtimeve
të dezinformatave e lajmeve të rreme nga
kontrolluesit e fakteve nga mbarë bota,
anëtarë (nënshkrues të verifikuar) të Rrjetit
Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve
“International Fact Checking Network” (IFCN).
Përmes një kërkese zyrtare, “hibrid.info” është
lejuar që t’i përdorë të dhënat e kësaj baze në
shërbim të hartimin të këtij raporti. Duhet
potencuar se ideja për krijimin e kësaj baze me
të dhëna, ka lindur nga platforma për kontroll
të fakteve, nga Spanja, “Maldita.es”, që me
kalimin e kohës është lancuar edhe në formën
online e titulluar "ukrainefacts.org”.
Kjo bazë e të dhënave përbëhet nga
trajtimet/denoncimet e informatave që
ndërlidhen me luftën në Ukrainë, që nga data
24 shkurt 2022, ditën kur ka filluar invazioni
ushtarak rus në territorin e Ukrainës.
Në këtë raport do të paraqiten, të
përmbledhura në grafikë dhe përshkrim
narrativ, numri, llojet e format e
dezinformimit, si dhe kanalet që janë përdorur
për t’i shpërndarë ato.
Në pjesën kryesore të raportit paraqiten gjetje
rreth shpërndarjes së dezinformimit në
formën e artikujve/postimeve (përmbajtje me
tekst) dhe foto/video/audio – përmbajtjeve në
Kosovë e rajon. Gjithashtu, në këtë seksion do
të trajtohet edhe konteksti i përmbajtjeve
dezinformuese. Në vazhdim, raporti trajton
fenomenin e krijimit të narrativave fiktive të
situatës në Ukrainë nga mediumet pro-
Kremlinit. Në pjesën e fundit të raportit
paraqiten rekomandimet e dala nga gjetjet, të
cilat janë të ndara në dy pjesë; rekomandimet
për redaksitë e lajmeve në Kosovë dhe
rekomandimet për audiencën e medieve në
gjuhën shqipe.
4
1.
Përmbajtja mediatike dezinformuese në Kosovë
Në rastin e Kosovës, të dhënat janë siguruar
nga dy platformat për kontroll të fakteve
“hibrid.info” e “kallxo.com”, të cilat janë
anëtare të IFCN-it.
Nga 24 shkurti e deri më 11 mars, kur kanë
përfunduar mbledhja e përpunimi i raportit,
numri i trajtimeve nga këto dy platforma ka
arritur në 38. Kjo nuk do të thotë se numri i
krijimit dhe i shpërndarjes së informacioneve
të pasakta apo dezinformuese është i njëjtë me
rastet e trajtuara, pasi ai është shumë i madh.
Mirëpo, duke u bazuar në metodologjinë e
hulumtimit të të dyja platformave, një rast i
trajtuar përfshin edhe publikime të tjera të
ngjashme, të cilat mund të jenë shumëfish më
të mëdha. Por, duke qenë se, nuk ka të
dhëna/inpute të sakta, në raport janë trajtuar
vetëm ato që janë futur në kuadër të bazës së
të dhënave të IFCN-it.
Mediet apo kanalet që kanë shpërndarë më së
shumti informata të pasakta dhe
dezinformuese kanë qenë mediet online, ku
hyjnë të gjitha llojet e medieve që janë
prezente në hapësirën digjitale.
Shumica e artikujve të publikuar nga mediet e
Kosovës, e që janë vlerësuar si dezinformata,
janë përmbajtje të krijuara nga mediet apo
krijues e distribuues jashtë vendit, në gjuhë të
tjera (jo shqip). Pra, janë të përkthyera dhe të
shpërndara. Formati i përmbajtjes së pasaktë
apo dezinformuese, në shumicën e rasteve, ka
ardhur si artikull mediatik, i përbërë nga
teksti/videoja apo teksti/fotografia. Më pak
raste ka pasur me vetëm fotografi apo vetëm
video, që ka mundur të jetë publikuar nga
profile, faqe apo grupe në medie sociale.
Figura 1. Format kryesore të shpërndarjes së dezinformatave në rastin e Kosovës, sipas
denoncimit në IFCN.
5
Llojet e denoncimeve në Kosovë
11%
0%
20%
46%
3%
20%
Audio Fotografi Fotografi & Tekst Fotografi & Video Tekst Video Video & Tekst
Kanali që është përdorur më së shumti për
shpërndarje të këtyre lloj artikujve ka qenë
media sociale dominuar nga Facebook-u, që
vazhdon të mbetet më i përdoruri nga
audienca në Kosovë1. Një përqindje në këtë
platformë janë publikuar si postimet (në
profile, faqe apo grupe) dhe rastet kur mediet
online e kanë përdorur këtë platformë për të
shpërndarë linqet e tyre me përmbajte
dezinformuese.
Figura 2. Kanalet kryesore të shpërndarjes së dezinformatave në Kosovë, në bazë të denoncimit në
IFCN.
1.2. Konteksti i lajmeve të publikuara për audiencën kosovare dhe shqipfolëse në
përgjithësi
Një pjesë e madhe e artikujve/postimeve kanë
pretenduar të paraqesin ngjarje apo veprime
që kanë ndodhur gjatë luftimeve në Ukrainë.
Por, ka pasur edhe raste kur janë ndërlidhur
ngjarjet në Ukrainë me zhvillimet në rajon e
Kosovë. Kjo ka ndodhur kryesisht duke qenë
se udhëheqësit politikë e institucionalë të
Rusisë, përfshirë edhe vetë presidentin
Vladimir Putin, kanë përmendur disa herë
Kosovën në deklaratat e qëndrimet e tyre
politike, duke u munduar të tërheqin paralele
mes vendimit për pushtim, fillimisht të
rajoneve separatiste Doneck e Luhanks, e më
pas edhe të Ukrainës në tërësi, me
intervenimin ushtarak të NATO-s në vitin
1999.
1 STIKK-Internet Penetration and Usage in Kosovo
6
Kanalet e shpërndarjes së dezinformatave në Kosovë
5%0%
10%
45%
40%
Media online
Facebook dhe media online
Vetëm postime në Facebook
Media të dyshimta
Platfomra të komunikimit instant
Figura 3. Konteksti i dezinformatave të publikuara në mediet në gjuhën shqipe, sipas denoncimit
në bazën e të dhënave të IFCN-it.
Ndërlidhje të tilla janë bërë edhe përmes
përmbajtjeve tërësisht të fabrikuara/sajuara.
Këto ndërlidhje konteksti janë bërë kryesisht
me tituj të sajuar që pretendojnë se po
përgatitet një pushtim ushtarak i Serbisë në
Kosovë, pas atij rus në Ukrainë. Përmbajtje të
tilla kanë bërë ueb-faqe që pretendojnë të
paraqiten si medie, dhe që në metodologji të
kontrollit të fakteve quhen si medie/portale të
dyshimta.
Mirëpo, përcjellja e monitorimi i tyre ka qenë
vështirë i mundshëm, për shkak të numrit të
madh të tyre dhe ndryshimeve të
vazhdueshme që bëhen në domain-adresat e
tyre. Për këtë arsye, “hibrid.info” ka krijuar një
listë të këtyre ueb-faqeve si dhe faqeve në
rrjete sociale, të publikuar në ueb-faqe, të cilën
e përditëson kohë pas kohe2. Megjithatë,
Kosova renditet e 12-a, në nivel global, sa i
përket numrit të denoncimeve në këtë
platformë, ndërsa para saj nga rajoni është
vetëm Mali i Zi që ka bërë gjithsej 40
denoncime.
2.
Bota: Përmbajtja mediatike dezinformuese
Lufta në Ukrainë duket se ka shërbyer si temë
interesante edhe për shtete me distancë
gjeografike nga vetë vatra e luftës. Këtë e
dëshmon edhe numri i madh i
publikimeve/postimeve me përmbajtje
dezinformuese në shtete, si: India apo Brazili,
të cilat gjeografikisht janë shumë larg
Ukrainës. Vetë fakti që ka pasur numër të
madh të shpërndarjeve të përmbajtjes së tillë
tregon se ka pasur edhe interesim nga lexuesit
për ngjarjet përkatëse.
Duhet potencuar se numrin e madh të
trajtimeve/denoncimeve për shtete e
përcakton edhe numri i banorëve dhe
kontrolluesve të fakteve që funksionojnë
brenda një shteti, gjithashtu edhe gjuha.
2 Hibrid.info – Mediat e dyshimta
7
Dezinformatat dhe konteksti
4, 11%
89%
Dezinformata me kontekst
Kosovën dhe Shqipërinë
Dezinformata nga lufta në
Ukrainë
Për shembull, gjuha hindi flitet nga 342
milionë njerëz dhe renditet si gjuha e 4-të më
e folur në botë, apo gjuhët hispanike fliten
nga
471 milionë njerëz (përfshirë shumicën e
shteteve në Amerikën Latine)3. Kjo ka bërë që
numri i trajtimeve/denoncimeve në Indi e
Spanjë të jetë i madh, pasi gjuhët e folura nga
këto shtete përfshijnë një audiencë të gjerë
botërore.
Në grafikun e mëposhtëm, pra, shohim se në
krye gjenden trajtimet nga India e Spanja. Por
pasohen nga shtete që mund të jenë afektuar
më shumë nga ngjarjet si rezultat i efektit
ekonomik apo edhe të sigurisë, siç janë:Turqia,
shtetet e rajonit e të Ballkanit.
Kjo përqindje, gjithashtu, mund të jetë edhe
shumë reprezentative sa i përket numrit të
trajtimeve/denoncimeve të përmbajtjes
dezinformuese. Kjo sepse në vendet si Rusia
dhe Kina, por edhe në disa vende të rajonit të
Azisë Qendrore apo edhe në disa shtete a vise
të rajonit të Kaukazit, për shkak të raporteve
të mira politike me regjimin aktual të Rusisë,
nuk ka funksionim normal të kontrolluesve të
fakteve, që janë anëtarë të IFCN-it.
Figura 4. Përqindja e denoncimit të dezinformatave në Rrjetin Ndërkombëtar të Kontrollimit të
Fakteve (IFCN) në bazë të shteteve.
Video-përmbajtjet dezinformuese kanë qenë
dhe vazhdojnë të jenë më të shpërndarat në të
gjitha vendet e botës. Ato janë të publikuara
si të vetme, por edhe të kombinuara me tekst.
Pasojnë fotografitë si të vetme dhe të
kombinuara me tekst. Ndërsa teksti dhe
audioja mbesin si më pak, përkatësisht fare të
përdorura gjatë kësaj periudhe hulumtimi.
3Babbel Magazine- The 10 Most Spoken Languages
In The World
8
Renditja e shteteve
2%
2%
2%
2%
1%
1%
2%
2%
2%
3%
3%
3%
3%
3%
3%
2%
20%
12%
6%
3%
4% 4% 4%
5%
5%
India
Spanja
Turqia
Italia
Brazili
Bangladeshi
SHBA-t
ë
Gjeorgjia
Mali i ZI
Polonia
Siria
Kosova
Greqia
Mbretëria e Bashkuar
Tajvani
Bosnja dhe Hercegovina
Kolumbia
Portugalia
Figura 5. Sipas të dhënave të IFCN-it, videoja dhe fotografia kanë dominuar sa i përket llojeve të
përmbajtjeve mediatike të denoncuara si dezinformata.
Kanalet e përdorura për shpërndarje të
përmbajtjeve dezinformuese janë kryesisht
mediet sociale, ku dominon Facebook-u në më
shumë se 50 %, i pasuar nga Twitter-i,
Instagram-i e YouTube. Mbrapa nuk mbesin as
platformat për komunikim që njihen
ndryshe si “Instant Messaging” si Whatsapp-i e
Telegram-i. Por edhe mediet online përmbajnë
një përqindje domethënëse edhe pse, edhe në
rastin e tyre, përmbajtja është shpërndarë
përmes kanaleve të lartcekura.
Figura 6. Numri i dezinformatave të denoncuara në IFCN në varësi nga kanali i transmetimit të tyre
9
Format e d ezinfor matave të denoncuara
17%
1% 10%
25%
36%
0%
11%
Audio Fotografi Fotografi & Tekst Fotografi & Video Tekst Video Video & Tekst
Lloji i medies/Numri i denoncimeve
Facebook
Twitter
6% 0
1
%
1
%
%
2%
11
%
%
4%
1%
4%
53%
Instagram
Youtube
TikTok
Whatsapp
Telegram
Medie online
26%
Blogu
Medie lokale
Weibo
Other media
Datat/Numri i denoncimeve
200
180
160
140
120
100
80
60
40
20
0
23 shkurt 24 shkurt 25 shkurt 26 shkurt 27 shkurt 28 shkurt 1 mars 2 mars 3 mars 4 mars
Numri i lajmeve dhe postimeve me përmbajtje
dezinformuese, sipas asaj që mund të shihet
nga trajtimi/denoncimi i tyre nga kontrolluesit
e fakteve ka filluar në masë të madhe nga 24
shkurti, kur ka filluar edhe pushtimi i ushtrisë
ruse në të gjithë territorin e Ukrainës. Në
grafikun pasues mund të shihet
se në ditët e para ka pasur një rritje të lartë,
veçanërisht në dy ditët e para (24 e 25 shkurt)
dhe pastaj denoncimi ka filluar të bjerë. Kurba,
në këtë grafik, tregon se trendi është rritur
sërish në ditët në vijim, por jo me intensitetin
e ditëve të para të pushtimit.
190
160 147
120
95 95
77
44
7 11
Figura 7. Numri i denoncimeve të dezinformatave shihet se ka pësuar një rritje të madhe në ditët e
para të invazionit të Rusisë në Ukrainë.
3.
Narrativat e falsifikuara
Dezinformimi për dhe rreth ngjarjeve në
Ukrainë ka filluar muaj e vite më parë. Sipas
raporteve të organizatave perëndimore, ky
dezinformim ka ardhur kryesisht nga mediet
pro-regjimit në Rusi, të njohura në
terminologjinë perëndimore si mediet pro-
Kremlinit dhe akterëve të tjerë të afërt.
Në disa raportime mediatike të medieve
kredibile perëndimore, është ngritur
shqetësimi se audiencës brenda Rusisë u
servohet një realitet tjetër nga mediet e
4 BBC- Ukraine: Watching the war on Russian TV - a
whole different story
5 EUvsDisinformation- The Kremlin’s Playbook:
Fabricating Pretext To Invade Ukraine - More Myths
kontrolluara nga pushteti, në raport me atë që
ndodh realisht në terren4. Intensifikimi i këtij
lloji të dezinformimit të kontrolluar nga
pushteti në Rusi, ka ndodhur pak javë para
invadimit të ushtrisë ruse në rajonet
separatiste ruse në Ukrainë, gjegjësisht në
Donjeck e Luhansk, duke e paraqitur këtë
intervenim ushtarak si një mision humanitar
për rusët lokalë56. Ky fenomen ka shqetësuar
edhe vendet perëndimore, Bashkimin
Evropian, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.
6 EUvsDisinformation - Forcefully Relocating 700,000
People, All To Spin More Disinformation
10
Fotografi ilustruese/Propaganda
Në disa diskutime brenda BE-së është trajtuar
seriozisht ndikimi i dezinformimit rus në
gjendjen në terren. Shtetet anëtare kanë
kërkuar nga platformat digjitale të njohura
edhe si “Të mëdhenjtë e Teknologjisë”
(Alphabet-it (Google), Amazon-it, Apple-s,
Meta-s (Facebook-ut) dhe Microsoft-it) që ta
reduktojnë e ta ndalojnë shpërndarjen e
përmbajtjes së dy medieve kryesore të
pushtetit rus “Sputnik-ut” e “Russia Today-it”7.
Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka
publikuar disa narrativa të falsifikuara apo të
manipuluara të Rusisë që synojnë të paraqesin
këtë shtet si viktimë të një agresioni të
pretenduar perëndimor8.
4.
Metodologjia dhe të dhënat
Në kuadër të këtij raporti janë përdorur vetëm
rastet e atyre medieve që kanë prezencë
digjitale, pra përmbajtjen e tyre e shpërndajnë
në platformat online. Ato mund të jenë gazeta
(jo në rastin e Kosovës), televizione, radio,
medie online (portale). Përveç medieve, në
raport trajtohen edhe përmbajtjet që janë
shpërndarë në mediet sociale, platformat për
komunikim online (Instant Messaging).
Mostra e këtij raporti, në rastin e Kosovës,
7 Politico - Europe seeks a legal route to switch off
Russian TV
është e përbërë prej 35 denoncimeve nga
platformat “hibrid.info” dhe “kallxo.com” në
bazën e të dhënave të krijuar në kuadër të
IFCN-it (periudha 24 shkurt-11 mars 2022).
Nga shtetet e rajoni, si: Shqipëria, Mali i Zi,
Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria dhe
Kroacia janë bërë 156 denoncime (nuk ka
pasur asnjë denoncim nga Maqedonia e
Veriut). Ndërsa, në nivel global të dhënat
trajtojnë 1403 denoncime që janë bërë nga e
8 U.S. Department of State - Russia’s Top Five
Persistent Disinformation Narratives
11
gjithë bota në dy javët e para pas invazionit të
Rusisë në Ukrainë, pra nga 24 shkurti deri më
9 mars 2022. Të dhënat e trajtuara në këtë
raport u janë ofruar hartuesve pas një kërkese
zyrtare drejtuar Rrjetit Ndërkomëbëtar të
Kontrolluesve të Fakteve (IFCN) siç është
shpjeguar më lart. Të dhënat janë trajtuar me
programin për përpunimin e statistikave “IBM
SPSS Statistics”. Hapat e mëtutjeshëm
metodologjikë në këtë raport përmbajnë të
dhëna statistikore të trajtuara përmes
metodave kuantitative relevante, të dhëna
krahasuese ndërmjet variablave të të dhënave,
si dhe trajtim të përmbajtjes dhe kontekstit
përmes analizës së përmbajtjes.
5.
Rekomandimet
5.1.
Rekomandimet për redaksitë e lajmeve
Duke pasur parasysh numrin e madh
të dezinformatave që kanë shpërthyer
së bashku me luftën në Ukrainë,
rekomandohet që të aplikohen në
përpikëri hapat e verifikimit të burimit
të informacionit, duke i dhënë më
shumë rëndësi saktësisë sesa
shpejtësisë së publikimit të lajmeve.
Burimet e informacionit në një zonë
lufte, shpeshherë, mund të kenë qëllim
përhapjen e propagandës, prandaj,
është shumë me rëndësi që në rastin e
lajmeve të publikuara nga dhe për këto
rajone të aplikohet balancimi i
informacioneve brenda lajmeve. Pra,
rekomandohet të kenë kujdes që në
rastet kur përmbajtja bazohet në një
fakt të vetëm, të shfaqen rezerva dhe të
pritet derisa të sigurohen fakte të tjera
që e paraqesin “një pikturë më të
plotë” të ngjarjes.
Shumë shpesh konteksti i videove dhe
materialeve të tjera të shpërndara në
internet, qofshin ato të realizuara nga
qytetarë të zakonshëm apo
institucione të vendeve të përfshira në
luftë, mund të jetë i manipuluar.
Prandaj, në rastet e raportimit nga
këto zona, rekomandohet të analizohet
konteksti i ngjarjeve para publikimit.
Në raste të raportimit nga kriza të tilla
e të ngjashme është e rëndësishme që
redaksitë të vendosin tituj sa më
informues duke i lidhur ata me
përmbajtjen e lajmeve. Në këto
raportime, rekomandohet që të
shmangen sa më shumë titujt
senzacionalë duke qenë se një pjesë e
lexuesve mund të informohen vetëm
përmes titujve pa arritur ta lexojnë
gjithë përmbajtjen.
Përkundër përpjekjeve të redaksive
për t’i verifikuar informacionet, lajme
të pasakta mund të raportohen në
medie. Prandaj, në këto situata u
rekomandojmë redaksive që t’i
korrigjojnë gabimet në raportim dhe t’i
bëjnë të ditura korrigjimet, meqë në
këtë formë mediet rrisin kredibilitetin
e tyre.
12
5.2.
Rekomandime për publikun
Duke pasur parasysh që në platformat
e medieve sociale dhe medieve online
është një numër i madh i përmbajtjeve
dezinformuese nga kriza e Ukrainës,
rekomandohet që të kontrollohet koha
që kaloni në këto platforma.
Redaksitë e medieve të dyshimta, të
cilave nuk u dihen pronarët, adresat,
emrat e gazetarëve dhe redaktorëve
kanë predispozita që të shpërndajnë
më shumë përmbajtje dezinformuese.
Prandaj, rekomandohet që lajmet që i
lexoni/shikoni/dëgjoni, të jenë të
transmetuara nga mediet kredibile.
Para se t’i shpërndani përmbajtjet,
zhvilloni një gjykim kritik për ato
përmbajtje, meqë rrezikoni të jeni
bartës të dezinformatave pa qëllimin
tuaj.
13