Content uploaded by Nehat Idrizi
Author content
All content in this area was uploaded by Nehat Idrizi on Apr 27, 2020
Content may be subject to copyright.
1
Cenimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë, në ushqimi, kontakt dhe kufizimin e lirisë së
lëvizjes, pas zgjidhjes së martesës të prindërve. Disa aspekte krahasuese të rregullimit
ligjor në Kosovës dhe në Shqipëri
Ma. sc. Nehat Idrizi-PhD1
Abstrakt:
Familja është celula e shoqërisë si dhe bashkësi kryesore e prindërve dhe fëmijëve . Në jetën e
përditshme ndodhë që prindërit të kenë konflikte e që për pasojë ka zgjidhjen e martesës dhe
pasojat tjera për familjen. Në këto raste fëmijët janë viktimë, sidomos kur janë në pyetje të drejtat
e tyre .Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje të veçantë. Praktika ka treguar se fëmijëve u cenohen të
drejtat e tyre edhe për kundër detyrimit ligjor të prindit që të kujdesen për ushqimin e fëmijëve,
ata i ikin këtij detyrimi, duke u arsyetuar me atë se nuk kanë mundësi për ta paguar ushqimin, se
janë të pa punësuar apo se shuma e kërkuar, është e lartë. Problem i veçantë, është mos krijimi i
kushteve për realizimin e kontaktit të fëmijës me prindin, i cili nuk e ushtron të drejtën prindërore
mbi të. Si çështje me rëndësi është edhe mos dhënia e prokurës nga prindi, i cili nuk e ka në
përkujdesje fëmijën për nxjerrjen e dokumentit të udhëtimit të fëmijës. Ligji për Familjen i
Kosovës (neni 3 i Ligjit) përcakton parimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe përgjegjësinë
e të dy prindërve. Në Shqipëri në Kodin e Familjes, (neni 3 i Kodit) janë të përcaktuara detyrimet
dhe të drejtat e prindërve. Detyrimi për ushqimi është sanksionuar në të dy legjislacionet, e
gjithashtu edhe drejta për kontakt ( vizitë) .
Fjalë kyçe: cenim i të drejtave, ushqimi, kontakt, mosdhënia e prokurës, viktimë.
1 Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe doktorant në U.E.T në Tiranë.
e-mail: nehat_i61@hotmail.com
e-mail: Nehat.Idrizi@rks-gov.net
2
1. Hyrje
Fëmijët janë kategoria më e rëndësishme për familjen dhe ardhmërinë e shoqërisë të secilit shtet.
Në procedurën e zgjidhjes së martesë kur preken të drejtat e fëmijëve parashifen masa mbrojtëse
për fëmijët, me qëllim që të mbrohen të drejtat e tyre. Shtetet janë të detyruara të sigurojn mbrojtjen
e të drejtave të fëmijëve, ky detyrim vjen nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës (KDF). Prindërit,
kanë detyrime të shumëta ndaj fëmijëve të tyre. Detyrimet e prindërve dhe të drejtat e fëmijëve
kanë qenë të përfshira edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Të drejtat e fëmijëve në Kanun, kanë
qenë të përfshira në pjesën e të drejtës familjare. “Nga të drejtat e fëmijëve dhe detyrimet e
prindërve për sigurimin e kushteve dhe raporteve për zhvillimin e tyre dallohet karakteristika
antropologjike dhe psikologjike e familjeve shqiptare, e cila ka të bëjë me motivin prindor ose
amnor tepër të zhvilluar të shqiptarëve, sidomos të nënave.2 Prindërit dhe organet shtetërore në
çështjet familjare janë të detyruara të mbrojnë interesin më të lartë të fëmijëve kur ata janë të mitur.
Në rend të parë këtë detyrë e kanë prindërit, por nëse ndërmjet tyre ka kontradikta thelbsore,
ndërhyrja e një organi kompetent nuk bëhte për të zëvendësuar prindërit, por për të mbajtur nën
kontroll realizimin e interesit më të mirë të fëmijës në kushtet krijuara.3 Edhe fëmijët e lindur në
bashkësi jashtëmartesore (bashkëjetesë) gëzojnë të njëjtat të drejta si fëmijët e lindur në martësë.
Ushtrimi i përgjegjësive prindërore edhe te këta fëmijë mund të bëhet me marëveshje, por në rast
mosmarrëveshje mes partnerëve bashkëjetues, vlerësimi i mënyrës së ushtrimit të saj do të bëhet
nga gjykata duke marë për bazë parimin e mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës.” 4 Mbrojtja
e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, përpos ligjeve dhe akteve tjera nënligjore tani kryesishtë bëhet
me Ligjin e Familjes të Kosovës (LFK). Gjithashtu edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës,
zbatohet drejtëpërsëdrejti në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Në praktikë, ndodhin edhe dështime
në rastet e sigurimit të të drejtave të fëmijëve me rastin e divorcit të prindërve siç janë: e drejta e
ushqimisë, kontaktit dhe lëvizjes së lirë. Në këto raste shkelen dispozitat ligjore si dhe standardet
ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës. Lindja e fëmijës i bënë të lumtur prindërit dhe në çdo
familje ku ka fëmijë këta ndikojnë që të ruhet familja dhe ia zgjasin jetën. Ruajtja e martesës,
është e varur shumë nga lindja e fëmijëve sepse te çiftet bashkëshortore ku nuk ka fëmijë vullneti
për ta ruajtur martesën është më i vogël. LFK, i barazon fëmijët e lindur në martësë dhe ata të
lindur jashtë martese. Mardhëniet familjare në Kosovë janë të rregulluara me LFK, ndërsa në
Shqipëri me KC. Të dy këto legjislacione sa i përket çshtjeve të të drejtave të fëmijëve kanë
ngjajshmëri në pjesën dërmuese të dispozitavë ligjore me përjashtim të disa dallimeve . Aspektet
krahasuese në mesë të këtyre dy legjislacioneve do të trajtohen kryesishtë lidhur me të drejtat e
fëmijëve dhe detyrimet ligjore të prindërve në raport me fëmijët e tyre .
2 Zejnullah Gruda, Të Drejtat e Fëmijës,Monografi për të Drejtat e Njeriut, nr.9 Prishtinë, 2005,fq.17
3 Arta Mandro, E Drejta Familjare, Tiranë, 2009, fq.51
4 Lamçe J & Lamçe Y., Kuptimi I Institutit të Bashkëjetesës në Legjislacionin Shqiptar,Parimi I Heteroseksualitetit si Kufizim që bie ndesh me
Legjislacionin dhe Jurisprudencën Europiane, Konferenca shkencore kombëtare,”Shteti dhe drejtësia shqiptare në 100 vjet
pavarësi”,U.E.T,2012,fq.6
3
2. Konventa ndërkombëtar dhe ligji kombëtar
a) Standardet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës.
Kosova, si shtet ende i papranuar në Organizatat Ndërkombëtar, nuk është nënshkruese e
konventave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që trajtojnë çështjen e të drejtatve të njeriut
gjegjësishtë të drejtat e fëmijëve. Ndryshimet në sistemin shoqëror në Kosovë, kanë ndikuar edhe
edhe në ndryshimin e sistemit juridik e kjo me qëllim të harmonizimit me standardet
ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut e edhe të drejtave të fëmijëve. Me qëllim të
zbatimit të standardeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, në
Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është parapa zbatimi i drejtpërdrejt i Konventës për të
Drejtat e Fëmijës. Kjo Konvent është përfshi në Kushtetutën e Kosovës dhe gjen zbatim si pjesë e
së drejtës pozitive në Kosovë “ 5. Konventa i obligon të gjitha organet dhe institucionet shtetërore
dhe private që gjatë veprimtarisë së tyre, interesi parësor duhet të jetë interesi i fëmijëve. Në
Konvent parashihet se “[..]në të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të marra nga
institucionet private apo publike të mirëqenies shoqërore, gjykatave, autoriteteve administrative
apo organeve legjislative, interest më të mirë të fëmijës do të jenë konsideratë parësore” 6.
Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës përmban disa dispozita lidhur me gjykimin e rasteve familjare
e që prekin të drejtat e fëmijëve. Dispozitat e Konventës parashohin se “autoritetet duhet të
respektojnë të drejtën e fëmijës i cili është ndarë nga njëri apo dy prindërit për të mbajtur
mardhënie personale dhe kontakt të drejtpërdrejtë me të dy prindërit rregullisht, përveç nëse kjo
është në kundërshtim me interest më të mirë të fëmijës”7. Fëmijët kanë të drejtë të japin mendimi
i tyres apo edhe të dëgjohen. Organet janë të detyruara që të i “sigurojnë fëmijës së aftë për të
formuar vështrimet e veta personale, të drejtën që ti shpreh ato vështrime lirshëm në të gjitha
çështjet që kanë të bëjnë me fëmijën, duke i dhënë vështrimeve të fëmijës peshën e duhur në
përputhje me moshën dhe pjekurinë e fëmijës”8. Esenca kryesore e kësaj dispozite qëndron në ate
se fëmijët kanë të drejtë të dëgjohen dhe mendimet e tyre duhet të merren seriozisht në çështjet që
i prekin interest e tyre. Konventa siguron se fëmijët nuk duhet të ndahen nga prindërit,
përjashtimisht në rastet e parapara ligjore nga organet kompetente për interesin e tyre. Shetet duhet
të mundësojnë ribashkimin e familjeve duke mundësuar udhëtimin brenda apo jashtë territorit të
vet.
5 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008, Kapitulli II, neni 21 dhe22
6 KDF, neni 3 par.1
7 KDF, neni 9
8 KDF, neni 12
4
b) Ligji kombëtar
Si pasojë e ndryshimeve të ndodhura në Kosovë, është paraqit nevoja e nxjerrjes se legjislacionit
të ri për rregullimin e mardhënieve familjare, pra të Ligjit të ri për familjen. Deri në nxjerrjen e
ligjit të ri mardhëniet familjare e me këtë edhe ato në mes të prindërve dhe fëmijëve janë rregulluar
me Ligjin mbi Martesën dhe Mardhëniet Familjare të viti 1984.”9
Ligji për Familjen I Kosovës, rregullon çështjet familjare në mesin e tyre edhe mardhëniet në mes
të prindërve dhe fëmijëve, adoptimin (birësimin), alimentacionin, kujdestarin, mbrojtjen e
fëmijëve pa përkujdesje prindërore, kontaktin e prindit me fëmijën i cili nuk e ushtron të drejtën
pridërore. Rregullimi i këtyre mardhënieve bazohet edhe në parimet e mbrojtjes së të drejtave të
fëmijëve dhe përgjegjësin e të dy prindërve për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Gjithëashtu
edhe fëmijët e lindur nga prindërit jashtëmartesor gëzojnë të drejtat e njëjta dhe kanë detyrime të
njëjta sikur fëmijët e lindur në martes. Gjykata me rastin e shqyrtimit të rasteve të divorcit duhet
të angazhohen që martesa të ruhet. Në rastet kur është bërë divorci, këtu duhet të ketë parasysh që
të bëhet në atë mënyrë që pasojat të jenë minimale për bashkëshortët dhe sidomos për fëmijët në
atë mënyrë që të sigurojnë mardhënie sa më të mira të vazhdueshme në mes të prindërve dhe
fëmijëve. Në rastet kur ka fëmijë, propozimi për shkurorëzim me marëveshje të prindërve duhet të
përfshijë edhe marëveshjen me shkrim për besim, edukim dhe alimentacion të fëmijëve si dhe
propozimin për rregullimin e kontaktit të fëmijës me prindin i cili nuk e ushtron të drejtën
prindërore. LFK parasheh përgjegjësin e prindërve për kujdesin ndaj fëmijëve e në veçanti për
mbajtjen finaciare dhe ushqimin. Ligji bënë një dallim në mes të mbajtjes finaciare për fëmijët e
mitur dhe atyre madhorë të cilët ndodhen në shkollim e sipër. Mbajtja financiare si detyrim i
prindërve në raport me fëmijët ekziston në çdo kohë deri sa vazhdon bashkësia martesore, por edhe
pas divorcit sipas kushteve të parapara ligjore. Fëmijët deri në moshën 18 vjeç janë detyrim i
prindërve për mbajtje finaciare dhe ushqimi. Përjashtimisht LFK dhe Ligji për Punë i Kosovës,
lejon mundësin që fëmija i mitur pas moshës 15 vjeçe të fitoj pasuri , atëher ai me këtë kontribon
me pasurin e tij për mirëqenien e tij . E drejta e fëmijës në mbajtje financiare si detyrim ligjor i
prindërve deri sa fëmija është i mitur disa autor mendojnë se pas kësaj kohe nuk është e drejtë që
fëmija të kërkoj mbajtje finaciare nga mjetet e prindit kur ai ka mjete të mjaftueshme materiale”10
3. Pasojat e divorcit te fëmijët
Fëmijët më së rëndi i përjetojnë zënkat ndërmjet prindërve, në shumë raste ata janë spektator direkt
të grindjeve të prindërve të tyre. Pas divorcit shtrohen disa pyetje: Prindi që obligohet për pagesën
9 shih Ligjin mbi Mardhëniet Martesore dhe Familjare, Gazeta Zyrtare e KSAK,nr.10/84 datë 28 mars 1984
10 Haxhi Gashi & Abdulla Aliu & Adem Vokshi, Komentar, Ligji për Familjen I Kosovës, Prishtinë, 2012, faqe.597
5
e alimentacionit a e përmbush këte detyrim ndaj fëmijës? A realizohet kontakti i fëmijës me prindin
i cili nuk e ushtron të drejtën prindore? A kanë pengesa fëmijët të lëvizin lirshëm jashtë vendit?
3.1. Mospagesa e ushqimisë-(alimentacionit) - prindërit janë të detyruar për kujdesin ndaj
fëmijëve lidhur me ushqimin (alimentacionin). Edhe nëse ndonjërit prind i është hequr kujdesi
prindëror ai nuk lirohet nga detyra për t’i mbajtur fëmijët e tij.”11Në rastet kur prindërit divorcohen
ata kanë detyrim ligjor që fëmijëve t’u sigurojn të mira materiale për jetesë në formë të
alimentacionit. Bashkëshorti i ndarë ka të drejtë të kërkojë pagesën e ushqimisë nga bashkëshorti
tjetër deri sa ai apo ajo do të kujdeset dhe e ka në përkujdesje fëmijën e përbashkët dhe në këtë
mënyr atij i vështirësohen kushtet që të punoj dhe të krijoj mjete vetanake gjegjësishtë pamundëson
punësimin e rregullt të tij. Nga kjo rrjedh se ushqimia duhet të paguhet,sepse prindi tjetër që
kujdeset për fëmijën e mitur nuk mund të krijoj të hyra të cilat do t,i kishte siguruar sikur mos të
kishte marrë në mbajtje dhe kujdes fëmijën e tyre të përbashkët. Në mbajtje hyjnë edhe shpenzimet
e nevojshme për ushqimi. Për plotësimin e kësaj nevoje të fëmijëve, dy prindërit janë të detyruar
të sigurojnë të mirat materiale, pavarësisht nga ajo se a janë apo jo duke jetuar së bashku. Ajo
duhet të kryhet në mënyrë të vazhdueshme, sepse mbetja e fëmijëve pa ushqim, rrezikon jo vetëm
shëndetin, por edhe ekzistencën biologjike apo jetën e tyre.”12
Në praktik sa i përket zbatimit të vendimit gjyqësor për pagesën e alimentacionit në disa raste nuk
zbatohet e në disa raste tjera vështire ekezekutohet. Si shkas për moszbatim prindërit arsyetohen
me kushtet dhe gjendjen e rëndë material të prindit obligues për pagesën e ushqimisë, papunësisë
dhe varfërisë. Mospagesa e alimentacionit nga ana e prindit cenon të drejtat e fëmijës dhe njëhërit
është shkelje e dispozitave ligjore dhe Konventës për të Drejtat e fëmijës. Këtë të drejtë fëmijës ia
cenon prindi i cili nuk e ka në përkujdesje fëmijën, ai i cili nuk jeton me te.
Shembull: Gjykata e shkallës së parë, me vendimin nr.175/2011 të datës 20.06.2011
aprovoi propozimin e të paditurës (nënës) dhe e detyroi paditurin (babain), që në emër të
ushqimisë për fëmijët e mitur të paguaj shumën prej 200 euro për çdo muaj. Babai
kundërshtoi që të paguante shumën prej 200, ai ishte I gatëshëm të paguaj shumën prej 130
euro.
3.2. Mosrealizimi i të drejtës së kontaktit- Fëmijët kanë të drejtë të jëtojnë dhe të rriten në familje
me prindërit. Mbajtja e raporteve personale apo kontakti me fëmijët është detyrim ligjor i
prindërve. Sipas kësaj rezulton se prindërit duhet të kenë kontakte, ti kushtojnë kohë fëmijëve,
qoftë për komunikim, plotësimin e ndonjë kërkese apo nevoje të fëmijës. Kjo mund të kuptohet
me aspektin e ndërtimit të afërsisë prind-fëmijë dhe shijimin e ndjenjës emocionale që ka fëmija
ndaj prindit kjo edhe ndikon pozitivisht në mirërritjen e tij, ndërsa detyrimi për mirërritjen e
fëmijës mund të kuptohet si përkujdesje e prindërve që fëmija të ketë një rritje dhe zhvillim të
11 Neni 293 LFK
12 Hamdi Podovorica, E Drejta Familjare, Prishtinë, 2011, fq.178-179
6
shëndosh pa brenga.”13 . Në rastet kur prindërit nuk meren vesh lidhur me mënyrën e mbajtjes së
kontakteve personale me fëmijët, atëhër kjo çështje vendoset me vendim nga ana e gjykatës. Kjo
nënkupton faktin se në rastet kur fëmijët jetojnë ndaras nga të dy prindërit, apo jetojnë vetëm me
njërin prind ata kanë të drejtë t’i kontaktojnë apo vizitojnë prindërit e tyre. Divorci ndikon në
humbjen e kontaktit apo vizitës së fëmijëve me prindërit dhe në këto raste kontaktet janë më të
ralla. Rastet kanë treguar se te divorci fëmijët mbesin për të jetur vetëm më njërin prind dhe si
rrjedhojë e kësaj edhe kontaktet e fëmijës me prindin janë më të rralla. Mungesa e kontaktit sjell
konfuzion në gjendjen psikologjike të fëmijës. Përkundër kësaj të drejte në disa raste fëmijëve u
cenohet kjo e drejtë qoftë nga ndikimi i prindit me të cilin jeton fëmija apo edhe për shkak të
distancës së largët të jetesës. Prindi i cili e ka në përkujdesje fëmijën për shkak të mosmarëveshjeve
të cilat i përcjellin edhe pas divorcit me ish bashkëshortin ia pamundëson kontaktin me fëmijën
duke u arsyetuar se gjëja fëmija vetë nuk dëshiron ta takoj prindin apo duke e kushtëzuar ish
bashkëshortin me përmbushjen e ndonjë kërkese. Sa i përkët kësaj të drejte prindi me të cilin jeton
fëmija, e pengon kontaktin e fëmijës që e ka në përkujdesje me prindin tjetër.
Shembull: Gjykata Themelore, me vendimin e saj nr.57/13 të datës 30.01.2013 duke
vendosur sipas kërkesës së prindit për përmbarimin e Aktgjykimit të formës së prer dhe të
ekzekutueshëm, kishte caktuar përmbarimin dhe detyroi ish bashkëshorten që t’ia
mundësoj kontaktin me fëmijët të caktuar në fund të javës së dytë dhe të katërt të muajit
duke filluar nga dita e shtunë në ora 10:00 e deri në ditën e diel në ora 18:00, ditën e dytë
të festive të bajramit dhe festës së Vitit të Ri, si dhe nga 7 ditë për kohën e pushimeve
verore dhe dimërore. Ish gruaja për shkak të raporteve të acaruara më ish burrin këtij ia
pamundësonte kontaktin e fëmijëve. Babai u detyrua të ushtronte propozim për
ekzekutimin e vendimit të formës së prer me qëllim të realizimit të kontaktit më fëmijet e
tij. Me vendimin e gjykatës fëmijët iu janë besuar në rujatje, kujdes dhe edukim nënës e
cila pengonte kontaktin e fëmijëve me baban e tyre.
3.3. Mosdhënia e prokurës apo pëlqimit- edhe pas divorcit prindërit kanë të drejta dhe detyrime
ndaj fëmijëve. Meqenëse fëmijët e mitur nuk mund t’i ndërmarin disa veprime në mënyrë të
pavarur por ato duhet t’i ndërmarin përmes prindërve të tyre siq është rasti me nxjerjen e
dokumenteve të identifikimit dhe udhëtimit si dhe udhëtimi jashtë vendit. Në këto raste kërkohet
pëlqimi i të dy prindërve për nxjerjen e pasaportës apo udhëtimi jashtë vendit i fëmijës së mitur.
Në disa raste prindi që nuk e ka në përkujdesje fëmijën ka refuzuar të jep pëlqimin për nxjerjen e
dokumenteve të udhëtimit apo edhe dhënien e prokurës që fëmija i mitur të udhëtoj jashtë vendit
me prindin të cilit i është besu në ruajtje. Në këto raste roli i QPS është i pashmangshëm sepse
prindërit paraqiten në këto Qendra e cila ndërmjetson dhe mundëson që fëmija të paiset me
dokument të udhëtimit apo edhe të udhëtoj jashtë vendit.
3.4. Caktimi i masave të përkohshme- për shkak të natyrës së kontesteve familjare dhe qëllimit të
këtyre masave, propozimi për trajtimin e masave të përkohshme duhet të shqyrtohet me një shkallë
13 Haxhi Gashi & Abdulla Aliu & Adem Vokshi, Komentar, Ligji për Familjen I Kosovës, Prishtinë, 2012, faqe.303
7
të caktuar prioriteti. Me qëllim që të evitohen pasojat e dëmshme që mund ti pësojnë fëmijët deri
në zgjidhjen përfundimtare të procedurës së shkurorëzimit dhe realizimit të të drejtave prindëore
LFK, ka parapa mundësin e marrjes së masave të përkohëshme. Masat e përkohshme kryesishtë
merren me rastin e caktimit të ushqimisë për fëmijët e mitur ekzistenca e të cilëve do të mund të
rrezikohet në rast të mospërmbushjes së këtij detyrimi nga ana e prindërve si dhe caktimi i kontaktit
të fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton fëmija deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana
e gjykatës.
Shembull: Gjykata e shkallës së parë, me vendimin nr.224/2010 të datës 18.03.2011
aprovoi propozimin e të paditurës (nënës) dhe caktoi masën e përkohshme duke e detyruar
paditësinin (babain), që në emër të ushqimisë për dy fëmijët e mitur të paguaj shumën prej
200 euro për çdo muaj deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Në vitin 2010 paditësi
inicoi procedurën e zgjidhjes së martesës. Në këte martësë ata kishin dy vajza të mitura e
të cilat pas ndarjes faktike në mes tyre, ato jetonin me nënën e tyre. Meqenëse ajo ishte e
papunësuar dhe vajzat ishin duke vazhduar mësimet në shkollën fillore derisa ishte në
zhvillim e sipër procedura e divorcit propozoi masën e përkohshme për caktimin e pagësës
së ushqimisë nga ana e paditësit (babait).Gjykata me aktvendim aporovoi propozimin për
caktimin e masës së përkohshme .
4. Fëmijët viktima kryesore të divorcit
Në rastet e divorcit praktika ka treguar se fëmijët janë viktima kryesore. Ata ndihen të izlouar,
nganjëher ndihen edhe fajtorë për ndarjen e prindërve, braktisin shkollimin, stresohen dhe mund
të përfshihen edhe në veprimtari kriminale e që paraqet rrezik për mirëqenien e tyre dhe shoqërin.
Fëmijët duke jetuar nën stres të vazhdueshëm ndikohen nga presionet dhe zënkat e vazhdueshme
të prindërve të tyre. Si pasoj e kësaj, fëmijët zhvillohen dhe rriten nën ndikimin e vështërsive duke
humbur besimin dhe vullnetin në vetë vehte dhe shoqërinë. Nderprerja e kontaktëve me shokët,
izolimi i tyre ne moshë të herëshme, pengesat në mesim, ju mungon vëmendja, humbja e dëshirës
për shkollim, bëhen pasiv ne klasë, largohën nga orët e mësimit dhe shpesh braktisin shkollën.
Rrezikohen që të bëhen përdorues të alkoolit, drogës, dhe të bien në konflikt me ligjin.
Mosmarëveshjet në mes të prindërve, krijimi i situatave konfliktuoze në mes tyre rrezikon
mirëqenien emocionale të fëmijëve, sepse ata nuk janë të qetë shpirtërisht, kanë frikë, trauma ,
janë të pakënaqur dhe nuk ndihen të sigurt në rrethin familjar.
Shembull: Në Gjykatën e shkallës së parë, në lëndën me nr.3089/2013, është inicuar
procedura e lëshimit të urëdhërit mbrojtës nga ana e nënës si palë mbrojtëse, kundër djalit
të saja si kryes i dhunës i moshës 17 vjeç. Me vendimin C.nr.313/2012 është zgjidhur
martesa në mes të bashkëshortëve dhe fëmija i mitur i është besuar nënës në
mbajtje,edukim dhe kujdes. Si pasoj e divorcit dhe mosmarëveshjeve të vazhdueshme të
prindërve fëmija i mitur kishte filluar të përdorë substanca narkotike. Arsyeje e nënës për
lëshimit e urëdhërit mbrojtës ishte pikërisht fakti se fëmija i mitur është përdorues i këtyre
8
substancave dhe vazhdimisht i shkakton probleme duke i kërkuar të holla për sigurimin e
substancave narkotike.
5. Roli i Qendrave për Punë Sociale
Qendrat për Punë Sociale, kanë një rol të rëndësishëm në rastet e divorcit kur ka edhe fëmijë të
mitur. Aktivitete kryesore të saja në këto çështje janë përpjekjet për arritjen e pajtimit të
bashkëshortëve dhe dhënien e mendimit për besimin, ruajtjen dhe edukimin e fëmijës nëse vjen
deri te divorci. Në rastet kur bashkëshortët kanë fëmijë të mitur, procedura e tentim- pajtimit të
bashkëshortëve fillimisht duhet të kryhet në Qendrat për Punë Sociale,”14 e cila zbaton metodat e
punës sociale, profesionale dhe mbanë seanca të këshillimit me bashkëshortët. Këto Qendra kanë
për obligim që në raportet e tyre ti paraqesin kushtet e jetesës, ambientin social dhe lidhjen
emocionale të fëmijës me prindërit. Ekipi profesional i Qendrës vlerëson kushtet e jetësës dhe të
zhvillimit të fëmijës. Kontributi i Qendrave për Punë Sociale, në procedurën e arritjes së pajtimit
të bashkëshortëve dhe dhënia e mendimit profesional lidhur me besimin dhe përkujdesjen si dhe
kujdestarin e fëmijëve janë veprimtari të obligueshme sipas Ligjit për Familjen të Kosovës.
Gjykatat janë të detyruara që në rastet e divorcit kur janë të përfshirë edhe fëmijët ti drejtohen
me kërkes Qendrave për Punë Social, inicimin e procedurës së pajtimit të bashkëshortëve dhe për
dhënien e mendimit për fëmijët. Në kuadër te QPS, funksionon edhe Organi i kujdestarisë si organ
përgjegjës për mbrojtjen e interesave të fëmijëvë”.15
6. Aspektet krahasuese të rregullimit ligjor në Kosovë dhe Shqipëri
E drejta në ushqimi dhe kontakt janë të drejta themelore të fëmijëve. Për dallim nga legjislacioni
kosovar, çështjet familjare në Republikën e Shqipëris janë të rregulluara me Kodin e Familjes
(KFSH), ndërsa në Kosvovë, me Ligjin për Familjen (LFK).
Neni 3 KFSH, përcakton se “Prindërit kanë detyrë dhe të drejtë të kujdesen për mirërritjen,
zhvillimin, mirëqenien, edukimin dhe arsimin e fëmijëve të lindur nga martesa ose jashtëmartese.
Neni 4, thekson se fëmijët e lindur jashtëmartese kanë të njëjta të drejta dhe detyra si fëmijët e
lindur nga martesa.
Ndërsa sipas LFK, prindërit janë përgjegjës për sigurimin e të drejtave dhe detyrimet që kanë për
qëllim të sigurojnë mirëqenien emocionale, sociale dhe material të fëmijës duke i siguruar
mirërritjen, edukimin, arsimimin, përfaqsimin ligjor dhe administrimin e pasurisë.”16
Sipas KFSH, në çdo procedurë që i përket të miturit prova e psikologut është e detyrueshme për ti
vlerësuar thëniet e të miturit.
14 Qendrat për Punë Sociale (QPS-të) janë institucione publike që janqë përgjegjëse që të bëjnë vlerësime profesionale për secilin individ ose
familje që jetojnë në territorin e saj e që kërkon ndihmë prej saj ose në një mënyrë tjetër mësohet apo shihet se ka nevojë për shërbime sociale
dhe familjare.
15 Organi I Kujdestarisë është organ komunal professional competent për çështje sociale, përgjegjës për mbrojtjen e interesave të fëmijëve dhe
te rriturve, I përbër nga një grup ekspertësh që vepron në kuadër të Qendrës për Punë Sociale.
16 Neni 128 LFK
9
Për dallim nga KFSH, organi i kujdestarise gjegjësisht ekipi professional në kuadër të Q.P.S- kur
janë në pytje interesat dhe të drejtat e fëmijëve jep mendimin professional, lidhur me besimin,
ruajtjen dhe kujdesin ndaj fëmijës, kontaktin e fëmijëve me prindërit dhe në rastet e caktuara me
rastin e dëgjimit të fëmijëve prezenton edhe pedagogu apo psikologu.
KFSH në neni 52, parasheh se “ Fëmija merr mbiemrin e përbashkët të prindërve. Nëse prindërit
kanë mbiemra të ndryshëm, të gjithë fëmijët mbajnë një mbiemër, atë që vendosin prindërit me
marëveshje. Ndërsa nëse prindërit nuk mund të arrijnë marëveshje, fëmija mer mbiemrin e të atit.
Kjo dispozitë e KFSH, shtron çështjen e mospërputhshmërisë apo kundërshtimit së këtij përcaktimi
ligjor me dispozitat e nenit 1 të Kodit,” barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve”, me
parashikimin e nenit 2 të Konventës për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër
Grave (K.E.GJ.F.D.K.G)-“ Parimin e barazisë së burrit dhe të gruas”. 17 Ky nen në këto raste
favorizon babain. Sipas nenit 130 të LFK, mbiemri i fëmijës caktohet në marëveshje në mes të dy
prindërve. Fëmija mund ta mer mbiemrin sipas mbiemrit të njërit prind ose të dy prindërve. Është
e ndaluar që fëmijëve të përbashkët prindërit t’ua caktojnë mbiemra të ndryshëm. Në rastet kur
prindërit nuk arrijnë marëveshje për caktimin e mbiemrit të fëmijës, atëheher mbiemri caktohet
nga Organi i Kujdestarisë, pasi t’i dëgjoj të dy prindërit duke shikuar interesin e fëmijës dhe
gjithashtu se cili mbiemër kishte me qenë më i pranushëm edhe për prindërit. Në Kosovë, në rast
mosmarveshje rreth caktimit të mbiemrit të fëmijës vendos Organi i Kujdestarisë. Të dy
legjislacionet parashofin detyrimet e prindërve ndaj fëmijëve . Neni 53 I KCSH, parasheh
detyrimin e prindërve për të mbajtur, arsimuar dhe edukuar fëmijët. Ndërsa LFK në nenin 128
parasheh detyrimin e prindërve që të sigurojnë mirërritjen, edukimin, dhe arsimimin.
Kodi civil i Shqipërisë nuk e parashef fejesën për dallim nga LFK, i cili fejesën e e përkufizon si
institute të së drejtës familjare që i paraprinë lidhjes së martesës, por nuk e obligon lidhjen e
martesës. Sipas këtij Ligji “fejesa është premtim reciprok i të dy personave me gjini të kundërt për
t’u martuar në të ardhmen”. 18 KFSH dhe LFK, përmbajn dispozita identike sipas të cilave
bashkëshortët me marëveshje që rregullojnë pasojat e zgjidhjes së martesës mund të dakordohen
për besimin apo lënien në rritje dhe edukim të fëmijëve të tyre, të ardhurat apo ushqimin e
nevojshme për rritjen dhe edukimin e tyre. Legjislacioni i të dy vendeve parasheh mundësin e
refuzimit të marrëveshjes së arritur në mes të prindërve në rast se me atë marrëveshje janë cenuar
interest e fëmijeve. Në rast së marëveshjet nuk sigurojnë interesin primar të fëmijëve gjykata
pezullon gjykimin për tre muaj sipas KFSH, ndërsa sipas LFK gjykata ka të drejtë të vlerësoj se
marëveshja e nënshkruar nga prindërit a është në interes të fëmijëve dhe varësishtë nga rrethanat
dhe gjendjen e vërtetuar gjykata mund aprovoj apo refuzoj marrëveshjen. Nëse vlerëson se
marrëveshja nuk është në interes të fëmijëve, me vendim pavarësisht nga marëveshja e prindërve
vendos për besimin, ruajtjen dhe edukimin e fëmijëve si dhe kontaktin e prindit që nuk e ushtron
17 Neni 2 pika a) e Konventës për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave, parasheh: Shtetet palë dënojnë diskriminimin
kundër grave në të gjitha format dhe me të gjitha mjetet e përshtatshme dhe pa vonesë pajtohen ta ndjekin një politikë të eleminimit të
diskriminimit kundër grave dhe se për këtë arsye zotohen që: a) në kushtetutat e tyre kombëtare ose ndonji dispozitë tjetër ligjore të
përshtatshme, ta përrfshijnë parimin e barazisë së burrit dhe të gruas, po që se ende nuk është bërë dhe nëpërmjet legjislacionit dhe masave të
tjera të përshtatshme ta siguroj zbatimin praktik të këtij parimi.
18 Neni 9 LFK
10
të drejtën prindërore me fëmijën.”19 Në procedurën e zgjidhjes së martesës të dy legjislacionet
parashofin masa mbrojtëse për fëmijët dhe bashkëshorten-gruan, me qëllim që të mbrohen interest
e tyre. Neni 70 i LFK parasheh masat mbrojtëse që i dedikohen fëmijës dhe gruas shtatëzënë. Sipas
këtij neni, bashkëshortët nuk mund të parashtrojnë padi për shkurorëzim gjatë kohës së
shtatëzanisë së gruas dhe deri sa fëmija i përbashkët i tyre t’i mbushë një vitë. Sipas KFSH për
dallim nga ai LFK, kur gruaja është shtatëzënë, me kërkesën e saj gjykata mund të pezulloj
zgjidhjen e martesës, por jo më tepër se një vitë nga moment i lindjes së fëmijës. Nga përkufizimi
vrehen dallimet në mes të dy legjislacioneve, sepse sipas LFK, deri sa gruaja është shtatëzën dhe
derisa fëmija nuk i mbush një vitë asnjeri prej bashkëshortëve nuk mund të parashtroj padi në
gjykatë për zgjidhjen e martesës. Ndërsa sipas KFSH, bashkëshortët mund të parashtrojnë padi por
me kërkesën e gruas shtatëzën mund të pezullohet gjykimi i padisë për zgjidhjen e martesës, që
nënkupton se nëse gruaja shtatëzën nuk paraqet kërkes gjykimi mund të vazhdoj dhe të zgjidhet
martesa edhe në këto rethana në të cilën gjindet gruaja. Dallimi në mes të KFSH dhe LFK, vrehet
edhe në rastet kur gjykata para marrjes së vendimit lidhur me besimin e fëmijëve apo të vizitës –
kontaktit, duhet të merr mendimin e ekspertit përkatës. Sipas LFK, mendimin profesional lidhur
me besimin dhe kontaktin e fëmijëve me prindin që nuk e ushtron të drejtën pridërore jepet nga
ekipi i ekspertëve (në grup) i Qendrës për Punë Socialë. Ndërsa sipas KFSH gjykata para marrjes
së vendimit për besimin dhe vizitën e fëmijës njërit prind, duhet ta thërras një psikolog ose
punonjës social për të dhënë mendimin se ku janë kushtet më të përshtatëshme që të jetoj fëmija
“20. Sa i përket detyrimit të ushqimisë të dy legjislacionet parashofin detyrimin e prindërve për
ushqimi ndaj fëmijëve të mitur të tyre, si dhe ndaj fëmijëve madhorë deri sa ata vijojnë mësimin
në shkollën e mesme ose në fakultet deri në moshën 25 vjeçe sipas KFSH, ndërsa sipas LFK, deri
në moshën 26 vjeçe . Ngjajshmërit në mes të KFSH dhe LFK, vrehen edhe të çështja e ndryshimit
të ushqimis pas marrjes së vendimit përfundimtar. Në rastet kur në ndërkohë rrethanat në bazë të
të cilave është caktuar ushqimia kanë ndryshuar, gjykata mundet me kërkesën e palës së interesuar
të zvogëloj, të heqë ose shtoj detyrimin për ushqim. Ngjajshmëria në mes te LFK dhe KFSH
eksiston edhe sa i përket të drejtës së kontaktit sipas LFK, dhe vizitës sipas KCSH, shprehjet
ndryshojnë por qëllimi është i njëjtë. Fëmijët kanë të drejtën e kontaktit me prindërit apo prindin
me të cilin nuk jeton. Kjo e drejte ne LFK është parapa në nenin 145, ndërsa në KFSH në nenin
155.
Mbajtja financiare dhe ushqimi(alimentacioni)- LFK, për dallim nga KFSH, bënë një ndarje, midis
shprehjeve mbajtje financiare dhe ushqimi(alimentacion). Nga kjo del se mbajtja finaciare ka të
bëjë vetëm kur bëhet fajlë për mbajtjen finaciare të fëmijëve, ndërsa kur bëhet fjalë për mbajtjen
e bashkëshortëve përdoret shprehja mbajtje martesore, ushqimia gjegjësishtë alimentacioni.”21
Nga kuptimi i tyre nuk vrehet ndonji dallim i madh terminologjik, pasi në dispozitat e nenit 278
par.1 theksohet “ mbajtja financiare në kuptimin e këtij Ligji nënkupton detyrimin financiar dhe
material”, ndërsa neni 280 parag.2 parasheh se ”[..] prindërit janë të detyruar të sigurojnë mbajtje
19 Neni 128 KCSH, Neni 140 par.2 LFK
20 Neni 155 KCSH
21 Haxhi Gashi & Abdulla Aliu & Adem Vokshi, Komentar, Ligji për Familjen I Kosovës, Prishtinë, 2012, faqe.594
11
finaciare në mënyrë të arsyeshme për fëmijën e tyre të mitur dhe të pa martuar. Kjo gjithashtu vlen
për fëmijët në moshë në mes 18 dhe 26 vjeç përderisa ata jetojnë në shtëpinë e prindërve të tyre
apo njërit prind dhe janë ende në shkollim të përgjithshëm” 22 . Neni 297 jep definicionin e
ushqimisë në të cilin thuhet “ushqimia është mbajtje finaciare e bashkëshortit apo ish-
bashkëshortëve . Ligjvënsi ka bërë një dallim midis kërkesave të fëmijëve dhe kërkesave të
personave madhorë, sepse fëmijët përveç nevojës për mjete finaciare, që shërbejnë për ushqim,
veshmbajthje, atyre duhet t’u ofrohet ndihmë finaciare edhe për shkollim dhe edukim, ndërsa
personat madhorë merret se kanë nevojë jo vetëm për ushqim dhe veshmbatje, por edhe për nevoja
shëndetësore.
7. Rastet nga praktika gjyqësore
Gjatë punimit të kësaj teme janë marrë dhe analizuar tridhjetë raste nga Gjykata e Qarkut në
Prishtinë, duke paraqitur disa nga veçori përsonale të paditësve siç janë: rastet e inicimit të
procedurës nga burri apo gruaja, inicimi i procedurës me padi apo propozim të përbashkët, caktimi
i besimit të fëmijëve babait apo nënës, caktimi i ushqimisë për fëmijët e mitur, kontakti i fëmijëve
me prindin i cili nuk e ushtron të drejtën prindërore si dhe mosha e fëmijëve.
Tabela 1. Inicimi procedurës me padi apo propozim të përbashkët, padia është paraqit nga
burri apo gruaja, besimi i fëmijëve, caktimi i ushqimisë, kontakti i fëmijës me prindin dhe
mosha e fëmijëve.
Nga studimi i 30 lëndëve që janë analizuar dhe studiuar, karakteristike është ,se në këto raste, prej
tyre 15 janë inicuar me paraqitjen e padisë ndërsa me propozim të përbashkët janë inicuar po ashtu
15 raste. Në 15 rastet e inicuara me padi si palë paditëse është paraqit gruaja ne 8 raste nderësa
burri në 7 raste. Te rastet e ushtrimit të padisë për divorc gruaja (nëna) deri në momentin e fundit
nuk paraqitet pikërishtë për faktin kur janë në pyetje fëmijët pasi ato emocionalisht janë të lidhura
më tepër me fëmijët. Nga tabela shihet se sa i përket besimit të fëmijëve në 30 rastet e analizuara
22 Neni 208 par.2 LFK
12
në 24 raste fëmijët i janë besuar në ruajtje, kujdes dhe edukim nënës, ndërsa ne 6 raste babait. Prej
këtyre vetëm në 8 raste prindërit janë obliguar që të paguajnë ushqimin që është për tu shqetësuar
pasi nga kjo shifet se përkundër obligimit ligjor të prindërve që të paguajnë ushqimin në praktikë
kjo ndodhë shumë pak. Ndërsa vetëm në 3 raste kontakti i fëmijëve me prindin i cili nuk e ushtron
të drejtën prindore është caktuar të bëhet me ndërmjetësimin e qendrës për punë sociale. Në 16
raste kontakti i fëmijëve me prindërit është mundësuar të bëhet në çdo kohë dhe sipas dëshirës dhe
marrveshjes së tyre, dhe në 11 raste kontakti i fëmijëve me prindërit koha dhe ditët e kontaktit janë
caktuar me vendim nga ana e Gjykatës. Mosha e fëmijeve të cilët i janë besuar në përkujdesje dhe
edukim prindërve, minimumi ka qenë 1 vit e 6 muaj, ndërsa ajo maksimale ka qenë prej 17 vite.
8. Konkluzionet
Nga hulumtimi praktik i rasteve të divorcit e që kanë të bëjnë me cenimin e të drejtave të fëmijëve
në ushqimi, kontakt (vizitë) dhe mosdhënija e pëlqimit për nxjerrjen e dokumenteve shifet
moskujdesi i prindërve ndaj fëmijëve të tyre. E drejta në ushqimi dhe ai i kontakt të fëmijëve të
cilët jetojnë të ndarë nga prindërit e tyre apo vetëm me njërin prind, kanë për qëllim mbrojtjen e
shëndetit dhe mirëqenies së tyre. Përkundër detyrimit ligjor të prinderve që fëmijëve të tyre t’u
sigurojnë kushte normale për jetëse gjegjësishtë të paguajn ushqimin, në disa raste ata i shmangen
këtij detyrimi. Me rastin e divorcit në të shumten e rasteve fëmijët e mitur u besohen ne ruajtje,
kujdes dhe edukim nënave, e më pak baballarëve. Nga rastet praktike gjyqësore të analizuara në
këte punim shihet se numri i prindërve që detyrohen të paguajn ushqimin për fëmijët e tyre është i
vogël e kur kësaj i shtojmë edhe atë se edhe nga ky numër përsëri disa prindër i ikin pagesës së
ushqimisë dhe me këtë rastë rrezikojnë shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve. Ashtu sikur e drejta
e ushqimis edhe e drejta në kontakt (vizitë) fëmijëve u cenohet por në këto raste nga ana e prindit
të cilit i është besu në përkujdesje fëmija. Nga rastet e paraqitura të drejtat e fëmijëve cenohen
nga prindërit që nuk i kanë në përkujdesje ata sa i përket të drejtës së ushqimisë, ndërsa sa i përket
të drejtës së kontaktit nga prindi i cili jeton me fëmijën. Gjithashtu edhe pse në numër më të vogël
edhe rastet e mosdhënies së pëlqimit nga ana e prindit për nxjerjen e dokumenteve të udhëtimit
apo daljes jashtë vendit të fëmijës është prezent me këtë cenohet e drejta e lëvizjes së lirë të fëmijës.
Nga rastet e analizuara rrjedh se këto veprime të prindërve ndaj fëmijëve kryesishtë bëhen për
shkak të keqsimit të raporteve bashkëshortore.
13
Bibliografia
Gashi H & Aliu A & Vokshi A, Komentar, Ligji për Familjen i Kosovës, Prishtinë, 2012
Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut,
Konventa për të Drejtat e Fëmijës, date 20 nëntor 1989
Konventës për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave,dt 18 dhjetor 1979
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 1998.
Lamçe J & Lamçe Y., Kuptimi I Institutit të Bashkëjetesës në Legjislacionin Shqiptar,Parimi i
Heteroseksualitetit si Kufizim që bie ndesh me Legjislacionin dhe Jurisprudencën Europiane, ,
Konferenca shkencore kombëtare,”Shteti dhe drejtësia shqiptare në 100 vjet pavarësi”,2012
Ligji Nr.02/L-17 për Shërbime Sociale dhe Familjare, Prishtinë, 2005
Ligji Nr.2004/2 për Barazi Gjinore të Kosovës,Prishtinë,200
Ligji Nr.2004/32 për Familjen i Kosovës
Ligji nr.9062 Kodi i Familjes i Shqipëris,
Ligji nr.03/L-212 i Punës i Kosovës,
Mandro A., E Drejta Familjar, Emal, Tiranë, 2009
Podvorica H, E Drejta Familjare, Trend, Prishtinë, 2011
Gruda Z & Nushi P, Të Drejtat e Fëmijës, Monografi për të Drejtat e Njeriut,nr.9 Prishtinë, 2005
Praktikë Gjyqsore
Vendime të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, nr.158/2011, nr.102/2011, nr.76/2012, nr.72/2010,
nr.60/2012, nr.370/2012, nr.235/2012, nr.160/2012, nr.136/2012, nr.92/2012,
nr.558/2011,nr.310/2010, nr.322/2011, nr.235/2012, nr.47/2012, nr.30/2011, nr.310/2010,
nr.306/2011, nr.175/11,nr.306/2010,nr.158/2010,nr.111/2010,nr.71/2009,
Vendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nr.1543/13, nr.91/13, nr.2457/13, nr.523/12,
nr.369/13, nr.72/12, nr.53/12, nr.51/13, nr.3089/13.