Content uploaded by Vehbi Neziri
Author content
All content in this area was uploaded by Vehbi Neziri on Jun 09, 2014
Content may be subject to copyright.
LIBRI I ABSTRAKTEVE
NGA KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS “JAVA E SHKENCËS
201”
Redaktimin teknik, kopertinat dhe radhitjen kompjuterike:
Murteza OSDAUTAJ
logo© Burim GASHI
Abstraktet botohen ashtu siç janë dorëzuar nga autorët e tyre. Janë bërë vetëm shkurtime të
domosdoshme për ta ruajtur maksimumin prej 150 fjalësh për një abstrakt. Radhitja është bërë
sipas rendit alfabetik.
LIBRI I ABSTRAKTEVE
KONFERENCA E *-$6+7É VJETORE E
SHKENCËS “JAVA E SHKENCËS 201”
Prishtinë
201
Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë
Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije
Ministri of Education, Science and Technology
Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë
Departament za Nauku i Tehnologiju
Dapartment for Science and Technology
335
Blerim Rexha, Ehat Qerimi, Ramadan Dervishi, Vehbi
Neziri: ANONIMITETI DHE PRIVATËSIA NË
APLIKACIONET BASHKËKOHORE DUKE
PËRDORUR eID
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Universiteti i Prishtinës
Prishtinë, REPUBLIKA E KOSOVËS
Abstrakti:
Krijimi i aplikacioneve bashkëkohore softuerike të ndryshme për desktop, ueb apo
mobile nuk është ndonjë sfidë e madhe pasi që në treg tashmë ekzistojnë vegla me të
cilat këto aplikacione mund të ndërtohen dhe përdoren lehtë. Sfida më e madhe për
këto lloj aplikacionesh është rritja e sigurisë dhe privatësisë se përdoruesit gjate
përdorimit të këtyre aplikacioneve.
Pasi që një numër i madh i shteteve kanë filluar të prodhojnë kartat elektronike ose
eID (Electronic ID), atëherë shfrytëzimi i kësaj teknologjie si çelës i sigurt për qasje në
aplikacione do të ishte një përparësi. Kjo teknologji do to të mund të zbatohej në
shumë shërbime e sidomos në ato ku kërkohet që të mbrohen grup-mosha të caktuara,
duke kërkuar paraprakisht autentikimin dhe autorizimin, por edhe duke ruajtur
privatësinë. Në këtë rast përdoruesi do të mbetet anonim kundrejt aplikacionit apo
shërbimit, e gjithashtu mund të mbetet anonim edhe veprimi i tij. Ky lloj i pseudo-
anonimitetit do të mund të realizohej duke përdorur pseudo certifikatën e cila
ndodhet në eID kartelë.
Fjalët çelës: privatësia, siguria, pseudo-certifikatë, pseudo-anonim, eID, autentikim.