Content uploaded by Vehbi Neziri
Author content
All content in this area was uploaded by Vehbi Neziri
Content may be subject to copyright.
Konferenca e Seksionit të Shkencave të Filologjisë, Historisë dhe Kulturës
Roli i teknologjive gjuhësore në zhvillimin e gjuhësisë shqiptare
The role of Language Technology on developing Albanian
linguistics
VEHBI NEZIRI
Agjencia Kosovare e Pronës
Drenas, Kosova
vehbineziri@gmail.com
ALI CAKA
Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës
Prishtinë, Kosova
ali.caka@gmail.com
NEBI CAKA
Universiteti i Prishtinës
Prishtinë, Kosova
nebi.caka@gmail.com
Përmbledhja/Abstract: Ndërlidhja e fuqishme e gjuhësisë dhe teknologjisë së informacionit solli deri
tek zhvillimi i shpejtë i teknologjive gjuhësore në të cilat sot mbështeten studimet gjuhësore të shumë
gjuhëve botërore. Dihet fare mirë se anglishtja prinë në këtë, e gjuha shqipe është prekur pak nga kjo
fushë. Projekti i Qeverisë së Kosovës i gjuhës shqipe më 2005; Korpusi një milion fjalësh i gjuhës
shqipe i vëllezërve Caka i punuar më 2006 me anë të konkordancierit e sipas modelit të korpusit të
Braunit nga i cili autori i dytë i këtij punimi hartoi Fjalorët themelorë të gjuhës së sotme shqipe (2500,
5000 dhe 10000 fjalësh); Tageri-etiketuesi i gjuhës shqipe i punuar më 2011, dhe lematizuesi i gjuhës
shqipe i punuar më 2012 nga autorët e parë të këtij punimi; Projekti i shndërrimit të tekstit në të folur;
janë disa nga të arriturat e gjuhësisë shqiptare falë teknologjive gjuhësore dhe punës multidisiplinore
të gjuhëtarëve dhe informaticientëve. Ky punim mëton të japë të arriturat e gjuhësisë shqiptare në këtë
fushë dhe njëkohësisht të tregojë për rolin e teknologjisë gjuhësore në zhvillimin e gjuhësisë
shqiptare.
Fjalët çelës: teknologji gjuhësore, lematizues, etiketues, gjuhë shqipe, korpus
Key- words: Language technology, lemmatizer, tagger, Albanian language, corpus