Conference PaperPDF Available

The role of technology in e-democracy -Kosovo case Roli i teknologjisë në e-demokraci – rasti i Kosovës

Authors:

Abstract and Figures

Në vitet e fundit Kosova pati një rënie të dukshme të pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset politike në përgjithësi, e në procesin zgjedhor në veçanti. Nisur nga kjo, shihet se nevojitet një veprim i përnjëhershëm në drejtim të gjetjes së mënyrave të reja të motivimit të qytetarëve për të marrë pjesë dhe për të pasur rol në këto procese. Përhapja e shpejtë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit-TIK në Kosovën e pasluftës mund të shërbejë si bazë e mirë për zhvillimin e e-demokracisë e me theks të veçantë të procesit zgjedhor. Se si, sa dhe në cilën fazë të sistemit zgjedhor përdoret o do të mund të përdorej TIK-u në promovimin e demokracisë me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të qytetarit është qëllim i këtij punimi. Në punim po ashtu diskutohet edhe roli i TIK-ut në proceset zgjedhore demokratike dhe njëkohësisht jepen rekomandimet praktike të lehtësimit dhe të përmirësimit të këtyre proceseve. Fjalë çelës: teknologjia e informacionit, e-demokracia, proces demokratik, proces zgjedhor, proces politik.
Content may be subject to copyright.
~ 405~
The role of technology in e-democracy - Kosovo case
Roli i teknologjisë në e-demokraci rasti i Kosovës
MSc. Vehbi NEZIRI
vehbineziri@gmail.com
Agjencia Kosovare e Pronës
Përmbledhje
vitet e fundit Kosova pati një rënie dukshme pjesëmarrjes së qytetarëve proceset
politike në përgjithësi, e procesin zgjedhor veçanti. Nisur nga kjo, shihet se nevojitet një
veprim i përnjëhershëm në drejtim të gjetjes së mënyrave të reja të motivimit të qytetarëve për të
marrë pjesë dhe për pasur rol këto procese. Përhapja e shpejtë e Teknologjisë
Informacionit dhe Komunikimit-TIK në Kosovën e pasluftës mund të shërbejë si bazë e mirë për
zhvillimin e e-demokracisë e me theks të veçantë të procesit zgjedhor. Se si, sa dhe në cilën fazë
sistemit zgjedhor përdoret o do të mund përdorej TIK-u në promovimin e demokracisë me
pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të qytetarit është qëllim i këtij punimi. Në punim po ashtu diskutohet
edhe roli i TIK-ut në proceset zgjedhore demokratike dhe njëkohësisht jepen rekomandimet
praktike të lehtësimit dhe të përmirësimit të këtyre proceseve.
Fjalë çelës: teknologjia e informacionit, e-demokracia, proces demokratik, proces zgjedhor,
proces politik.
Key words: information technology, e-democracy, democratic process, electoral process, political
process.
Recensentë
Dr. tech. Blerim REXHA
Mr. Ali CAKA
KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012
~ 406~
1. Hyrja
Zhvillimi i hovshëm shkencës dhe teknologjisë, sidomos ky i dhjetëvjetëshit fundit, vendeve
demokratike ua ka lehtësuar proceset e komunikimit me qytetarët e tyre. Sot vendet
demokratike marrëdhënia mes qytetarëve dhe qeverive ka ndryshuar dukshëm dhe, kjo
kryesisht për shkak të rolit në rritje të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve.
Tashmë, mund të thuhet se, teknologjia ka ndikim të madh në jetën politike, si mjet i cili
ndihmon dhe bën transparent veprimtarinë e përditshme politike. Shumë vende janë rrugën e
ndërtimit dhe praktikimit të sistemeve demokratike, megjithëse rruga drejt demokracisë, qoftë
asaj klasike qoftë asaj elektronike, është e mundimshme dhe e vështirë. Vështirësive u kontribuon
dhe përcaktimi i drejtë se çka është dhe çka përfaqëson demokracia e vërtetë? Pjesëmarrja dhe
gatishmëria, janë parakusht shumë i rëndësishëm i ndërtimit sistemit demokratik. Prandaj
angazhimi i qytetarëve me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë aktive në jetën publike përmirëson
dukshëm rolin dhe rëndësinë e demokracisë. Punimi karakterizohet me elemente
shumëdimensionale duke trajtuar fuqinë dhe rolin e teknologjisë në demokraci. E gjithë rëndësia
dhe roli që ka teknologjia, e bën atë një faktor të rëndësishëm në sistemin demokratik në
përgjithësi e veçanti në sistemin zgjedhor i cili merret si procesi kryesor i demokracisë. Procesi
zgjedhor si proces tejet kompleks dhe gjithëpërfshirës i cili ka ndikim madh në përcaktimin e
fatit vendit dhe çështjet për cilat zhvillohet, sot shumicën e vendeve demokratike
zhvillohet saktë, shpejtë dhe si duhet mu falë teknologjisë e cila i përcakton mekanizmat për
organizimin, mbikëqyrjen dhe zhvillimin e procesit zgjedhor saktë e pa hile. Një ndër motivet
kryesore këtij punimi është identifikohen faktorët kyç garantojnë zbatimin e
suksesshëm të projekteve të e-demokracisë. Teknologjitë e reja dhe komunikimi në praktikë janë
jashtëzakonisht të dobishëm për qeveritë, në promovimin e transparencës së aktiviteteve, nxitjen
e interesit të publikut për atë që ndodh në parlamentet lokale dhe nacionale dhe përfshirjen e tyre
në proceset vendimmarrëse.
2. Gjendja Aktuale
E-demokracia përshkruhet si përdorimi i gjerë i TIK-ut për të rritur angazhimin e qytetarëve
proceset demokratike [1]. Zhvillimi i modeleve të ndryshme të e-demokracisë është përfitues për
gjitha palët e interesuara. Së pari, për qytetarët, pasi ata mund shprehin dhe shkëmbejnë
pikëpamjet e tyre për rritjen e ndërveprimit, duke e bërë komunikimin sa më shumë horizontal.
KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012
~ 407~
Së dyti, për partitë politike, sepse e-demokracia kontribuon në uljen e deficitit demokratik dhe,
rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike. Së treti, për qeveritë, pasi ato zbatojnë
transparencën dhe llogaridhënien në çështjet publike me aplikimin e modelit të qeverisë së hapur
me dhëna hapura dhe kanale hapura komunikimit [2]. Sot edhe vendet e vogla, me
popullatë si Kosova, mbështetin demokracitë e tyre Teknologjinë e Informacionit dhe
Komunikimeve. Vlen përmendet Estonia, e cila me një angazhim të madh e-demokraci
është bërë shembull i Bashkimit Evropian dhe, prej të cilës kuadri profesional i qeverisë
Kosovës ka përftuar shumë. Institucionet demokratike në Estoni si në shumë shtete të reja, ishin
të brishta dhe besimi në qeverisje ishte tejet i ultë. Mirëpo, pas pranimit të saj në BE dhe NATO,
Estonia u përqendrua përmirësimin e pjesëmarrjes si dhe nxitjen e reflektimit nga qytetarët.
Ndër problemet kryesore me të cilat u ballafaqua Estonia ishte brishtësia e strukturave të
shoqërisë civile, pjesëmarrja e ulët e votuesve dhe reputacioni i ulët i partive politike [3]. Për
kapërcyer këto pengesa, parlamenti estonez krijoi Konceptin e Zhvillimit Shoqërisë Civile me
qëllimin e vetëm që të krijohen dhe të promovohen strategji përfshirjes qytetarëve në
procesin e vendimmarrjes politike nëpërmjet përdorimit TIK-ut. Estonia u bë vendi i parë për
mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme përmes internetit të bazuara ligjërisht, me pilot projektin e
zgjedhjeve komunale në vitin 2005. Sistemi elektronik i votimit përballoi testin real dhe u shpall
një sukses nga zyrtarët e zgjedhjeve të Estonisë [4]. Ky sistem i votimit tashmë është përdorur në
disa palë zgjedhje dhe është treguar mjaft efikas, sidomos rritjen e pjesëmarrjes së votuesve.
Për këtë tregojnë edhe statistikat nga faqja zyrtare e Komitetit Zgjedhor Kombëtar Estonian, ku
zgjedhjet lokale mbajtura vitin 2005, përmes interneti kanë votuar vetëm 9,317 votues
ose më pak se 0.9% e votuesve me të drejtë vote, kurse në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në
vitin 2011, përmes interneti kanë votuar 140,764 votues ose rreth 15.4% [5]. Edhe vendet me
popullatë më të madhe se Kosova, e me një zhvillim më të madh nuk kanë një traditë të madhe në
e-demokraci. Marrim rastin e Italisë, e cila ka filluar eksperimentojë e-demokraci tek
vitin 2003. Megjithatë, ajo ka një koleksion fuqishëm projekteve përgjithësi, si dhe një
përqendrim jashtëzakonisht lartë aktiviteteve orientuara drejt diskutimeve specifike.
nivel kombëtar, Italia ka një organizëm të posaçëm të qeverisë të quajtur CNIPA (Qendra
Kombëtare e Administratës Publike dhe Informatikës) [3] roli i cilit është stimulimi,
mbështetja dhe promovimi i përdorimit të TIK-ut brenda organeve publike. Në Itali, si në
shumicën e demokracive perëndimore, çështjet kryesore me cilat përballet komuniteti politik
KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012
~ 408~
janë mungesa e interesit dhe publiku gjithnjë e më i painformuar. Për sa i përket e-demokracisë,
Italia ka një ndarje digjitale të theksuar në mes veriut dhe jugut, ku pjesa jugore ka një mungesë
depërtimit të TIK-ut derisa në veri ai ka depërtuar të gjitha poret e jetës. Përkundër këtyre
pengesave, ka shembuj të ndritshëm tregojnë se si e-demokracia lokale është duke u zbatuar
Itali. Në Komunën Argenta, një qytet i vogël në Emilia-Romagna, ka krijuar një hapësirë
internet, ku qytetarët për ngjarje të rëndësishme marrin pjesë aktive duke bërë propozime ose
peticione me anë të formularëve të posaçëm ose nëpërmes dhomës diskutimit online. Projekti
bazohet letërnjoftimin (kartën e identitetit), me veçori të kartelës smart, për identifikim
saktë të përdoruesit.
3. Roli i teknologjisë në e-demokraci
Qëllimi kryesor i e-demokracisë është rritja e transparencës proceseve politike dhe
demokratike me përfitim nga përdorimi i TIK-ut dhe duke e sjell informacionin: për dhe tek
qytetarët. Ekzistojnë dy lloje më të theksuara të iniciativave për transparencë. Lloji i parë thjesht
siguron një burim qendror të informacionit në lidhje me qeverinë dhe aktivitetet të cilat i zhvillon
ajo. Lloji i dytë i iniciativës së e-demokracisë, e cila punon për të rritur transparencën dhe, për t’i
bërë sa masive aktivitetet e qeverisë është përdorimi i TIK-ut e sidomos i ueb teknologjive.
Kjo mënyrë shpeshherë paraqet informacionin e zgjedhur për qytetarin duke i paraqitur atij atë që
ai dëshiron. Lloji i dytë i e-demokracisë promovon pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin
qeverisës. Tek lloji i dytë ekzistojnë tri nën ndarje të mëdha. Lloji i parë është procesi i
drejtpërdrejtë i votimit e që u lejon qytetarëve të votojnë online ose përmes votimit elektronik [6]
[7]. I dyti, dhe deri tani i zakonshmi është reagimi i qytetarëve ose e-konsultimi. Qytetarët
përveç marrin informacionet duhet krijojnë edhe një mendim dhe atë ta përcjellin tek
qeveria, p.sh duke plotësuar pyetësorët e ndryshëm online për nivele ndryshme qeverisjes.
Lloji i tretë u ofron qytetarëve mundësi të pjesëmarrjes aktive në proceset politike dhe është
relacion i bazuar partneritet, cilin qytetarët angazhohen aktivisht procesin e
vendimmarrjes. P.sh duke dhënë reagimin për alokimin e buxhetit, duke dhënë propozime për
nene të caktuara të ligjeve, iniciativa të ndryshme online e kështu me radhë. Figura 1 jep pamjen
vizuale këtyre tri llojeve të e-demokracisë - ndërtimit të kapaciteteve të demokracisë. Një
proverb i vjetër kinez thotë thuaj, unë do harroj, trego, dhe unë do kujtohem,
KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012
~ 409~
përfshij, dhe unë do të të kuptoj, prandaj është me rendësi që shqetësimet e qytetarëve të thuhen
(informimi), të tregohen (konsultimi) dhe të përfshihen(participimi).
Ndërtimi i
kapaciteteve
Konsultimi
Participimi
Informimi
Figura 1: Objektivat e e-demokracisë
Sipas rekomandimit të Komitetit të Ministrave për Shtetet Anëtare të BE [8], e-demokracia
përfshin e-parlamentin, e-legjislacionin, e-drejtësinë, e-ndërmjetësimin, e-mjedisin, e-takimin, e-
votimin, e-konsultimin, e-pjesëmarrjen, e-peticionin, e-iniciativën, e-fushatën, e-anketën etj. Akti
më i lartë i Kosovës, Kushtetuta e saj, në Nenin 3, Pika 1 e përcakton Kosovën shtet demokratik i
cili qeveriset në mënyrë demokratike [9]. Republika e Kosovës është duke e përafruar dukshëm
legjislacion e saj me atë të Bashkimit Evropian duke e mbështetur zhvillimin e mirëfilltë
demokracisë. Për vendosjen e standardeve dhe shërbimeve të teknologjisë, Departamenti i e-
Qeverisjes dhe Proceseve Administrative ka hartuar strategjinë për e-qeverisje 2009-2015 dhe
planin e veprimit [10]. Po ashtu janë miratuar ligjet që trajtojnë sigurinë e të dhënave personale
dhe ligji për shërbimet e shoqërisë informative [11]. Kosova ka një demokraci të tërthortë
parlamentare, me disa instrumente tjera demokracisë drejtpërdrejtë. Kjo do thotë se
ligjet nuk bëhen nga njerëzit, por nga përfaqësuesit e zgjedhur, nga organet parlamentare. Prandaj
është shumë e rëndësishme që këto organe rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve, ku qytetarët do
mund merrnin pjesë aktive për diskutuar rreth projekt ligjeve dhe rreth gjërave të tjera me
rendësi, cilat diskutohen organet parlamentare. Portali qeveritar, ueb faqja e Kuvendit
Kosovës, ueb faqet e kuvendeve komunale dhe ueb faqet e ministrive japin informacione për disa
nga aktivitetet e tyre, por jo gjithherë janë përditësuara me informacione rreth aktiviteteve
fundit. Kur dihet që popullata e Kosovës ka një moshë të re dhe kjo rini është potencial i
përdorimit të teknologjisë, atëherë institucionet duhet që të mundësojnë komunikim aktiv të
qytetarëve me institucionin e tyre duke mundësuar qasjen përmes teknologjive dhe platformave të
KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012
~ 410~
ndryshme. Komunikimi duhet të jetë dy-kahesh, Figura 2, ku qytetari do të komunikojë me
politikëbërësit dhe anasjelltas.
e-institucionet
Figura 2: Qytetarët dhe e-institucionet
Për të rritur transparencën e cila ndikon drejtpërdrejt në demokraci, puna dhe aktivitetet e
institucioneve duhet që të pasqyrohet në mediume të ndryshme a në ueb sajtet e tyre si p.sh duke
publikuar vendimet, aktivitetet dhe transkriptet audio vizuale takimeve kanë bëjnë me
jetën e qytetarëve. qytetarët të mund krijojnë një mendim për një projekt të caktuar, është
më rendësi që të krijohen e-debate ku qytetarët do të mund të komunikonin me politikëbërësit dhe
njoftoheshin me hollësisht ose edhe të krijohen pyetësorë online përmes të cilëve qytetarët do
jepnin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Ajo çka është më e rëndësishmja në tërë procesin e
demokracisë është marrja e një vendimi. Në mënyrë që qytetarët të japin mendimin dhe vendimin
e tyre është e nevojshme që të ekzistojnë sisteme të votimit elektronik, por duke u ruajtur
fshehtësia dhe identiteti i votuesit. Një model i arkitekturës së votimit elektronik është dhënë
[6] dhe mbi këtë model do mund ndërtohej modeli i marrjes dhe dhënies mendimit nga
ana e qytetarit.
4. Përfundim
Teknologji e reja kanë rol jashtëzakonisht dobishëm për qeveritë dhe administratën publike
në promovimin e transparencës së aktiviteteve të tyre, duke stimuluar dhe rritur interesin e
publikut për atë ndodh dhe duke ofruar mekanizmat për ndjekur dhe për marrë pjesë
proceset e vendimmarrjes. Nuk ka dyshim se pjesëmarrja qytetare në politikëbërje sjell përfitime
të shumta, jo vetëm për qytetarët si përfitues të drejtpërdrejtë, por, edhe në përmirësimin e
marrëdhënieve qeveri-qytetar. Prandaj, TIK-u mund të kontribuojë në informimin e mirë të
qytetarit rreth çështjeve publike dhe lehtësojë në masë të madhe debatin dhe marrëdhëniet
KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012
~ 411~
mes qytetarëve dhe zgjedhurve të tyre. Prodhimi i kartave biometrike të identitetit është njëri
ndër hapet që duhet të ndërmarrin institucionet, në mënyrë që qytetarët të mund të kenë qasje në
sa më shumë sektorë të e-participimit si në e-referendume, e-votime etj. Për zbatimin e shumicës
së sektorëve të e-demokracisë nuk nevojitet ndonjë nivel i lartë i financimit sepse në shumicën e
institucioneve ekziston infrastruktura teknike sidomos për fazën e informimit, por nevojitet
përditësimi i informacioneve.
REFERENCES
[1]
Michael E. Milakovich, "The Internet and increased citizen participation in government,"
Journal of eDemocracy & Open Government, pp. 1-9, Sep. 2010.
[2]
Ismael Peña-López, "Goverati: E-aristocrats or the delusion of e-demokracy,".
[3]
Michael N. Peart and Javier Ramos Diaz, "Comparative Project on Local e-Democracy
Initiatives in Europe and North America," Faculty of Law University of Geneva, 2007.
[4]
National Electoral Committee. (2012) Documents about Internet Voting. [Online].
http://www.vvk.ee/index.php?id=11509
[5]
Vabariigi Valimiskomisjon. (2012) Statistics about Internet Voting in Estonia. [Online].
http://www.vvk.ee/voting-methods-in-estonia/engindex/statistics
[6]
Vehbi NEZIRI, "E-votimi: Arkitektura e sistemit- Rasti i Kosovës," Fakulteti i Inxhinierisë
Elektrike dhe Kompjuterike, Prishtinë, 2011.
[7]
Ramadan DERVISHI, "E-votimi: Siguria e sistemit - Rasti i Kosovës," Fakulteti i
Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Prishtinë, 2011.
[8]
Council of Europe, "Good governance in the information society," Directorate General of
Democracy and Political Affairs, 2009.
[9]
Kuvendi i Kosovës, "Kushtetuta e Republikës Kosovës," Kuvendi i Kosovës, Prishtinë,
2012.
[10]
Qeveria e Republikës së Kosovës. (2012) Portali Shtetëror i Republikës së Kosovës.
[Online]. www.rks-gov.net
[11]
Kuvendi i Kosovës. (2012) Kuvendi i Kosovës. [Online]. http://www.assembly-kosova.org/
ResearchGate has not been able to resolve any citations for this publication.
Article
Full-text available
When disaffection on political parties and politicians is pervasive, most argue whether it could be possible, thanks to the Internet – and Information and Communication Technologies in general – to forget the mainstream political system and let the citizenry express their own opinion, debate in virtual agorae and vote their representatives and policy choices directly. In other words, the claim is whether the actual intermediaries can be replaced by citizen networks or, in the limit, just be overridden. Our aim in the following lines is to (1) explain that some dire (socioeconomic) changes are actually taking place,(2) why these socioeconomic changes are taking place and (3) infer, from this, what conditions shall take place in the future for (4) another wave of changes to happen that could eventually lead to a much acclaimed new (e-)democracy. In the last section, we will discuss that despite lack of data, the trend seems to be just in the direction of the impoverishment of democracy, partly due to the weakening of political institutions. Acknowledgement: I want to thank the organizers of the 4 th International Conference on eDemocracy 2010 (eDem10) and the Ditchley Foundation, where I attended the Democracy and the power of the individual conference. Both meetings triggered most of the thoughts put in this paper.
Thesis
Full-text available
E-voting as an integral part of the e-governing and e-democracy cannot be implemented without a good and stabile legal infrastructure which would be the source of regulation that will allow a full participation of the citizens in building of the necessary mechanisms of supervising of the government. Is it possible and should the e-voting be implemented in Kosova? In this project efforts have been made to give adequate answers in this and other questions regarding the overall implementation of the e-voting and the necessary infrastructure in specific. For this purpose the international modern literature for the implementation of the communication and information technology in democracy has been consulted. Also a lot of online internet sources, the approved laws in Republic of Kosova regarding the voting and the fields of the personal data processing and the implementation of the technologic apparatus on the election process has been consulted. This project aims to: (i) analyze the adequate architecture and to propose building of the electronic voting system in Kosovo, and (ii) to analyze the side effects than can arise during the implementation of such a system. Among the characteristics of the electronic system that will be analyzed are: the architecture for the safe authentication and authorization, which will be based on biometric characteristics (fingerprints) and digital certificates with possibility to vote from the internet, data security connected to ballots and voting, accuracy and the quickness for publication of the results of voting. Results and benefits of the evoting, beside the quickness and accuracy of ballot counting, are growth of transparency and efficiency of the voting and also saving of the public money because the system belongs to type "build one time - use it many times". Key words: e-voting, e-democracy, authentication, election system, vote, voter, election. E-votimi si pjesë përbërëse e e-qeverisjes dhe e e-demokracisë nuk mund të zbatohet pa një infrastrukturë të mirë dhe të qëndrueshme ligjore nga e cila do të dilnin rregullat që do të mundësonin pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve në ndërtimin e mekanizmave mbikëqyrës të qeverisjes. A është e mundur dhe a do të duhej që e-votimi të zbatohet edhe në Kosovë? Në këto pyetje dhe në pyetjet e tjera lidhur me zbatimin e-votimit në përgjithësi dhe të infrastrukturës në veçanti, janë bërë përpjekje që në kuadër të këtij punimi të jepen përgjigjet e duhura. Për këtë qëllim është konsultuar literatura bashkëkohore e zbatimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve në proceset demokratike. Po ashtu janë konsultuar edhe burimet e shumta online në internet si dhe ligjet e shpallura në Republikën e Kosovës lidhur me votimin dhe me fushën e përpunimit të të dhënave personale si dhe të zbatimit të mjeteve teknologjike në procesin zgjedhor. Ky punim synon, që: (i) të analizojë arkitekturën e përshtatshme dhe të propozojë ngritjen e një sistemi të votimit elektronik në Kosovë, dhe (ii) të analizojë efektet anësore që mund të dalin nga aplikimi i një sistemi të tillë. Nder veçoritë tjera të sistemit elektronik që do të analizohen janë edhe: arkitektura për autentikim dhe autorizim të sigurt, e që do të bazohen në veçoritë biometrike (gjurmët e gishtërinjve) dhe në certifikatat digjitale me mundësi votimi edhe nga interneti, siguria e të dhënave të ndërlidhura me votën dhe votimin, saktësia dhe shpejtësia e paraqitjes së rezultateve të votimit. Rezultat dhe dobi e e-votimit përveç shpejtësisë dhe saktësisë së numërimit është rritja e transparencës dhe efiçiencës së votimit si dhe kursimi i parasë publike, pasi që sistemi i takon tipit “ndërto një herë - përdor shumë herë”. Fjalët çelës: e-votimi, e-demokracia, autentikim, sistemi zgjedhor, votë, votues, zgjedhje.
Article
Full-text available
What roles do communication systems, information technologies and the internet play in fostering citizen participation and influencing the electoral and administrative decisions of government? The internet is simultaneously a world-wide broadcasting network, a mechanism for information dissemination, and a medium for collaboration and interaction between individuals and their computers without regard for geographic boundaries or time zones. This article describes the origins of participatory democracy, discusses how modern concepts of democracy link to citizen participation, and describes the ways that newly-created spaces on the internet referred to as “polispheres” are being used by political activists and candidates to facilitate wider collaboration and citizen participation. The following questions are addressed: What role does the internet play in fostering and aiding citizen participation in government? Does increased involvement lead to greater trust and confidence in government? What role did the internet play in apparently reversing downward trends in citizen apathy and drawing 8 million new voters to the United States 2008 presidential election? The article suggests that information technology facilitates broader citizen participation and identifies the challenges facing governments in adopting internet-based ICT strategies.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Kuvendi I Kosovës
Kuvendi i Kosovës, "Kushtetuta e Republikës së Kosovës," Kuvendi i Kosovës, Prishtinë, 2012.
Portali Shtetëror i Republikës së Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës. (2012) Portali Shtetëror i Republikës së Kosovës. [Online]. www.rks-gov.net
Documents about Internet Voting
National Electoral Committee. (2012) Documents about Internet Voting. [Online].
Statistics about Internet Voting in Estonia
  • Vabariigi Valimiskomisjon
Vabariigi Valimiskomisjon. (2012) Statistics about Internet Voting in Estonia. [Online].
Siguria e sistemit-Rasti i Kosovës
  • Dervishi Ramadan
Ramadan DERVISHI, "E-votimi: Siguria e sistemit-Rasti i Kosovës," Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Prishtinë, 2011.