Conference Paper

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË BIZNES -PEJË LOBI FINANCIAR DHE NDIKIMI I GRUPEVE TJERA TË INTERESIT NË BE: MODEL I MIRË PËR TË EMANCIPUAR SISTEMIN FINANCIAR NË KOSOVË

Conference: REGIONAL SCIENCE CONFERENCE WITH INTERNATIONAL PARTICIPATION with the Theme SOCIETY INTERNATIONALIZATION - EFFECTIVITY AND PROBLEMS 01 - 02 JUNE, 2012 PEJA, REPUBLIC OF KOSOVA YEAR 2, NO. 2, Volume: 2

ABSTRACT

Lobingu është një fenomen i cili tani më është prezent në të gjitha sistemet politike dhe nuk është aq befasues fakti në qoftë se shqyrtojmë çështjen e lobimit në kuadër të strukturave formale qeveritare dhe të tregut financiar dhe të industrisë financiare në BE dhe në Kosovë. Megjithatë, strukturat komplekse dhe të padepërtueshme të BE-së në mënyrë të pashmangshme rezultojnë në një cilësi të pashmangshme të lobimit, të cilat japin më shumë ndikim për interesat vetjake që kanë burime për të organizuar një punë sistematike lobi.
Ky punim përshkruan se si lobingu nga grupet ndikuese (stakehollders) të institucioneve të BE-së të përfshira në vendimet në lidhje me shërbimet financiare dhe tregjet, ndodhën nëpërmjet kanaleve zyrtare, siç janë konsultimet publike, si dhe përmes mjeteve joformale, siç janë mbledhjet e afërta mes lobistëve dhe vendimmarrësve apo zyrtarëve. Në këtë kontekst synojmë të arsyetojmë një model të tillë të sjelljes në procesin e rregullimit të sistemit financiar edhe në Kosovë.
Ne në Kosovë kemi probleme të mëdha në fushën e rregullimit të sistemit financiar konformë rregullave të funksionimit në ekonomitë e tregut. Në vend të bashkëbisedimit të grupeve të interesit për mënyrën e rregullimit të sistemit financiar, shpesh përdoren modele të korruptuara të ndikimit të cilat më vonë klasifikohen si veprimtari kriminale, dhe jo rrall klasifikohen si veprimtari e krimit të organizuar. Nga ky këndvështrim kujtojmë se duhet konsideruar lobingun si një fenomen të arsyeshëm në kuadër të strukturave formale qeveritare dhe të tregut financiar dhe të industrisë financiare edhe në Kosovë.

This research doesn't cite any other publications.