Article

Metodologjitë e mësimit elektronik

Mësuesi, Tiranë 06/2006;

ABSTRACT shtë "mësimi elektronik"? Një përkufizim i mundshëm i "mësimit elektronik" (N. Caka): – Me mësim elektronik (e-mësim) nënkuptohet përdorimi i mediave elektronike, siç janë Interneti, intraneti e ekstraneti, CD-ROM-i e DVD-ja, audioshiritat dhe videoshiritat, televizioni satelitor e televizioni interaktiv (ndërveprues), telefoni celular (mobil) etj. – për të krijuar, nxitur, mbajtur dhe lehtësuar mësimin, formal ose joformal, në sektorin publik ose në sektorin privat, në çdo kohë dhe në çdo vend. Modelet e mësimit elektronik Një klasifikim i mundshëm i metodologjive të mësimit elektronik: Modeli A – Mësimi elektronik i udhëhequr nga studenti: -Mësimi elektronik ku mësimdhënësi dhe studentët kurrë nuk takohen fizikisht me njëri-tjetrin, dhe ku nuk ka dialog ndërmjet vetë studentëve ose ndërmjet studentëve dhe mësimdhënësit. Modeli B – Mësimi elektronik i lehtësuar: – Mësimi elektronik ku mësimdhënësi dhe studentët kurrë nuk takohen fizikisht, por ku dialogu ndërmjet pjesëmarrësve mbështetet me përdorimin e shërbimeve komunikuese të bazuara në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimeve (TIK). Modeli C – Mësimi elektronik i përzier (hibrid): – Mësimi elektronik ku disa pjesë të mësimit zhvillohen në klasë, ndërsa disa pjesë të tjera diku tjetër, ku studentët punojnë vetë në kompjuter, p.sh. në shtëpi ose në vendin e tyre të punës. Modeli D – Mësimi elektronik i udhëhequr nga mësimdhënësi: – Mësimi elektronik ku i tërë mësimi zhvillohet në klasë [shkollë, fakultet] dhe ku kompjuterët përdoren si mjet mësimi. Modeli A: Mësimi elektronik pa takim fizik dhe pa komunikim

4 Bookmarks
 · 
138 Views
  • Learning Strategies for Distance Programs: More of the Same or a Niche for InnovationMetodologjitë e mësimit elektronik. Jaime Sánchez .

Full-text

View
329 Downloads
Available from
May 28, 2014